Nje dite perpara votimit te qeverise dhe shpalljes se programit politik qeverises, Kryeministri Rama ka shpalosur se mbi çfare drejtimesh do te mbeshtetet ky program.
5 shtyllat e programit qeverisës “Rama 3” që do të shpallet ne 16 Shtator 2021, e enjte, në orën 10:00 do të prezantohen pasi të nisë seanca parlamentare që do të miratojë kabinetin e ri qeveritar dhe programin e saj politik, të cilin do ta lexojë Rama në foltoren e Kuvendit.
Klan News ka siguruar programin e tretë qeverisës të mazhorancës socialiste ku përmenden edhe pikat kryesore të fokusit të qeverisë së ardhshme.
“Rama 3” do të fokusohet tek rimëkëmbja, mirëqenia, modernizimi, familja dhe forcimi i Shqipërisë në drejtësi, por edhe në integrimin europian.
Në të thuhet se programi është konceptuar si një plan i kujdesshëm dhe i detajuar reformash dhe aksionesh, që synon të materializojë në çdo qelizë të qeverisjes vizionin “Shqipëria 2030”.
Do të jenë 5 objektiva në mënyrën si synon qeveria që të ndërtojë hap pas hapi të ardhmen eurpiane duke u mbështetur tek këto pika kryesore që u përmendën më lart.
1.Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia;
2. Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që krijon shanse për të gjithë;
3. Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve;
4. Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen;
5. Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo Shqiptar dhe me dinjitet në botë.