5 prioritet e LSI të realizueshme në 5 muaj
Ne kemi 5 propozime, të cilat do angazhohemi në 5 muajt e parë të qeverisjes. Janë 5 propozime shumë të thjeshta, që shkojnë drejtpërsëdrejti tek qytetarët. Kanë një kosto financiare 0 në buxhetin e shtetit, por përkundrazi kërkojnë një vullnet politik dhe një dëshirë të mirë nga qeverisja për t’i shërbyer qytetarëve. Sot shqiptarët janë në një gjendje shumë më të keqe seç kanë qenë 4 vjet më parë. Sot shqiptarët paguajnë taksa shumë më shumë seç kanë paguar më parë. Ajo që ne duam të themi është që të bëjmë që rinia të qëndrojë këtu dhe të mos shpopullohet më Shqipëria. Për LSI, më mirë 3 milionë shqiptarë të pasur dhe jo oligarkë sesa 3 oligarkë dhe 3 milionë shqiptarë të varfër. Shteti ta shikojë biznesin si partner dhe jo si armik. Ne mund të kemi turizëm plot. Ne jemi për taksën e sheshtë 9 përqind. Do marrë fund ky lloj taksimi , deri edhe ajrin e taksojnë. T’i japim fund tranzicionit dhe të krijojmë shpresë të re tek qytetarët. Të kemi të gjithë mundësi të jetojmë në Shqipëri”, tha Kryemadhi.
Programi ekonomik i LSI