Zonat e lira ekonomike, projekti ynë për Durrësin

31 Janar, 20210

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në prezantimin e programit në Durrës, foli për ndërtimin e 2 zonave të lira ekonomike , ndërsa theksoi se porti do jetë stacion lider në rajon.Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se “ky projekt krijon jo vetëm mundësinë e punësimit të mirëpaguar por do të sjellë dhe investime për të arritur aty ku ne duam ta kthejmë Shqipërinë në “Shtëpinë e Investimeve” siç duam ta bëjmë Shqipërinë, shtëpinë e shqiptarëve. Ne kemi mundësinë për ta kthyer Shqipërinë në shtëpinë e investimeve, jo vetëm të huaja por dhe vendase”.Tek investimet vendase, vijoi ajo, LSI ka përcaktuar në programin e saj, uljen e barrës fiskale mbi biznesin dhe individin. “Ne tashmë jemi në taksimin 9%, pasi kemi rënë dakord me partnerët tanë opozitarë, por sigurisht e kemi, duke qenë me bizneset e mëdha, ata do të kenë edhe taksën e të ardhmes. Aty duhet ta shkruajmë 9+1 dhe taksa e të ardhmes shkon drejt për së drejti tek arsimit, ku faktikisht kjo taksë në një farë mënyre këto kompani të mëdha bëjnë për kapacitet e tyre drejtuese apo edhe për kapacitetet e tyre duke rritur profesionalizmin tek të rinjtë dhe të reja”, tha ajo.
Programi ekonomik i LSI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *