Një arsye që nuk e vlerësojmë gjithmonë gravitetin e problemit është se ne nuk arrijmë të reagojmë nëse nuk e shohim në të vërtetë se po
ndodh. Ne mund të lexojmë fakte alarmuese në media, apo mund të shikojmë fakte dhe pamje tronditëse.
ndodh. Ne mund të lexojmë fakte alarmuese në media, apo mund të shikojmë fakte dhe pamje tronditëse.
Por, humbja e sensit të masës dhe tronditja nga pak e përditë e realitetit ndodh në heshtje në sfondin e jetës sonë.
Pikërisht, sepse zbehja e realitetit është e gjatë dhe e ngadaltë, efektet e dëmit që është bërë do të ndihen për një kohë të gjatë. Ky konstatim i referohet vonesës ndërmjet dëmtimit pjesor dhe goditjes përfundimtare të një realiteti të jetuar keq.
Nëse nuk e shohim goditjen totale të një grupi vlerash gjatë jetës sonë, kjo nuk do të thotë se ato nuk janë destinuar për zhdukje. Me fjalë të tjera, ne tashmë na janë dëmtuar disa nga vlerat e trashëguara dhe ato nuk i kemi zëvendësuar me vlera të reja, të vlefshme, që të mund ti ruanim dhe ti zhvillonim për të vijuar jetën me vlerat morale të reja.
Çdo vend i gjen rezervat dhe mundësitë që të rimëkëmbet, njësoj si jeta, por gjenerata që e realizon këtë është në situatë të vështirë.
Një pikë kryesore e rikthimit të besimit është që jeta gjithmonë është rikuperuar dhe pa dyshim që mundet të rimëkëmbet çdo gjëje që i prishen balancat përkohësisht. Megjithatë, rikuperimi mund të marrë dhjetëra vite dhe ka shumë të ngjarë që nuk do të jemi aty për ta parë.
Ne, populli do të ishim bashkuar prej kohësh në funksion të rimëkëmbjes, nëse nuk do të kishim aftësinë për të gjetur shpresë, për të hyrë në një rrugëdalje të një sistemi vlerash të reja.
Atëherë, çfarë u ka dhënë shpresë këyre dekadave të fundit?
– Kryesisht të rinjtë dhe shpresa tek sistemet demokratike perëndimore!
Arsyet për shpresë janë se korniza brenda së cilës duhet të veprojnë qeveritë është përcaktuar nga partnershipi me BE dhe Aleancën EuroAtlantike në tërësi. Por, kjo shpresë është zbehur, pasi qeveritë i kanë djegur shanset e tyre njera pas tjetrës.
Presioni popullor do t’i detyrojë politikanët përfundimisht të bëjnë gjënë e duhur. Por kjo, sigurisht duhet të marrë një sasi të madhe presioni dhe të brezi i ri duket se do ta justifikojë besimin ashtu si duhet.
Nëse adresojmë të gjitha çështjet shqetësuese, pasi ka shumë “zjarre” që duhet të shuajmë, kjo i jep oksigjen të ri optimizmit tonë të kujdesshëm, por edhe forcimit të besimit tonë për të ardhmen edhe pse shumë nga koha e jetës së brezit tonë tashmë ka humbur në kotësinë e vlerave të humbura.