Tekste falas deri në klasë të 9-të, mbështetje për studentët.
Ne e kemi vendosur në program që nga momenti që lind deri në 5 vjeç, çdo fëmije muaj për muaj do të përfitojë 30 mijë lekë të vjetra. Futet në shkollë do fillojmë një program, do ta fillojmë me zonat rurale, pastaj do ta shtrijmë në qytet”, – tha Basha.Angazhimi për gjithë familjet shqiptare për të krijuar kushte për fëmijët që të qëndrojnë në shkollë edhe pas mësimit, duke ju garantuar vend për të bërë detyrat, por edhe një vakt të paguar nga shteti.Në zonat rurale do fillojë një program. Mbaroi shkolla në orën 12.00 apo në orën 13.00, do rrijë e hapur shkolla deri në orën 16.00 apo deri në orën 17.00, që fëmija të bëjë detyrat aty, të mësojë kompjuterin, të mësojë ndonjë gjuhë të huaj, të mos rrijë rrugëve dhe do t’i sigurojmë edhe një vakt për të ngrënë. Mund të jenë familje me të ardhura të mira që mund ta sigurojnë vetë, po ka shumë familje që nuk e sigurojnë dot”, – garantoi kreu demokrat.Basha shpalosi edhe angazhimin për tekste falas për gjithë ciklin 9-vjeçar.Deri në klasë të 9-të do të ketë këtë përkrahje. Tekste falas, deri në klasë të 9-të tekstet do të jenë falas, por tekste të reja.
Ne e kemi propozuar këtë në vitin 2017.