Rama dhe Veliaj inspektojnë në lagjen e re “5 Maji”
28 Janar, 20210
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë inspektimit të punimeve në lagjen e re “5 Maji”, theksoi se po vijon ndërtimi i 900 apartamenteve, në të cilët do strehohen 3150 rezidentë. Ai bëri me dije se banorët do mund të zgjedhin vetë nëse duan para kesh për shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, apo një apartament në lagjen e re që po ndërtohet. “Shpronësimi kalon javën tjetër, është vlerësuar me çmimin e tregut dhe qytetarët kanë mundësi të zgjedhin ose pagesën kesh, ose një apartament këtu, e cila do të jetë prapë me indeksin e hipotekës, por që ka një vlerë në treg që sa vjen e rritet çdo vit.
Fushatë elektorale me investimet e buxhetit.