Qeveria thotë se ka angazhuar për rindërtimin pothuajse të gjitha grantet e konferencës së donatorëve
Pothuajse një vit më parë, Shqipëria siguroi në konferencën e donatorëve të mbajtur në Bruksel nga Bashkimi Evropian mbi 1 miliardë euro zotim për fonde nga vende të ndryshme të botës. Nga këto fonde të premtuara, 295 milionë prej tyre ishin grante dhe 853 milionë premtime për kredi të buta, të cilat parashikonin mbështetje për projekte sociale, trajnime apo dhe pajisje të strukturave të emergjnecave.“Më 15 shkurt aprovohet kredia prej 90 milion eurove në Romë për rindërtimin,” – njoftoi Ahmetaj për zhvillimin e ardhshëm për sa i përket garancisë financiare të programit të rindërtimit.Një vit më pas konferencës së donatorëve, në total sipas qeverisë, janë nënshkruan 19 marrëveshje për 33 projekte strehimi në 11 bashkitë që u prekën nga tërmeti. Në Kurbin, marrëveshja është bërë me qeverinë turke, ndërsa për projektet e tjera nuk u dha shumë informacion.
Fushatë elektorale me pjesëmarjen e buxhetit