Programi i LSI për punësimin
9 Shkurt, 20210
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhe ka shpalosur programin e partisë së saj për punësimin.
Me anë të një video në “Facebook”, Kryemadhi theksonte se për LSI-në punësimi është një faktor jetik.Ajo shtoi se do të krijojnë zona të lira pune dhe do të mbështesin të krijojnë vende të reja pune për rininë dhe profesionistët. Po ashtu Kryemadhi tha se do të mbështesin sipërmarrjen e lirë të profesionistëve të rinj në fushën e Teknologjisë dhe Inovacionit.
Ndër të tjera, ajo tha se reforma e tyre në arsim do të përgatisë profesionistë të aftë për punësim dhe paga dinjitoze.
Programi për punësimin i LSI