Prioritetet e Buxhetit 2025 dhe përmbushja e objektivave të qeverisjes

30 Nëntor, 20240

Konsideratat strategjike

Barazia: Sigurimi që shpenzimet e qeverisë përfitojnë të gjitha shtresat e shoqërisë, veçanërisht grupet e margjinalizuara dhe të pafavorizuara.

Qëndrueshmëria: Përqendrimi në qëllimet afatgjata dhe qëndrueshmërinë mjedisore, sociale dhe ekonomike të investimeve.

Efikasiteti: Sigurimi që fondet përdoren në mënyrë efektive, duke minimizuar humbjet dhe duke maksimizuar vlerën për para.

Shpërndarja efektive e fondeve nga buxheti i shtetit është një detyrë komplekse që kërkon balancimin e qëllimeve afatshkurtra dhe afatgjata duke adresuar nevojat e qytetarëve.  Alokimi specifik varet nga prioritetet e qeverisë dhe sfidat me të cilat përballet vendi, por në përgjithësi, ajo që ne mendojmë se si mund të ndahet janë këto fusha kryesore:

1. Arsimi

Arsimi fillor, i mesëm dhe universitar.Tashmë duhet të kishin përmbushje të objektivave të matshme me sistemet e vendeve europiane të avancuara, për arsye të një trashëgimie shumë të pasur nga e kaluara. Siguria që arsimi cilësor të jetë i arritshëm dhe i përballueshëm në të gjitha nivelet ende nuk pritet të jetë i përmbushur këtë mandat qeverisje.

Trajnimi dhe burimet e mësuesve.Investimi në cilësinë e mësuesve dhe burimet e klasës për të përmirësuar sistemin arsimor, një objektiv i papërmbushur.

Formimi profesional.Fokusimi në zhvillimin e aftësive për të përgatitur qytetarët për fuqinë punëtore produktive dhe konkuruese ende larg objektivit.

2. Kujdesi shëndetësor

Sigurimi i aksesit në kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët, financimi i spitaleve, klinikave dhe programeve të shëndetit publik duhet të ishte prioriteti tjetër kryesor.

Investimi në cilësinë e shërbimit, pajisjeve dhe medikamenteve, së bashku me edukimin shëndetësor dhe programe për të reduktuar barrën e sëmundjeve të parandalueshme duhet të ishte në një nivel tjetër.

Adresimi i sfidave të shëndetit mendor, të cilat shpesh kanë ndikime afatgjata shoqërore dhe ekonomike është po ashtu jo aty ku janë objektivat për këtë situatë që është shoqëria shqiptare.

3. Infrastruktura

Transport.Rrugët, urat, hekurudhat dhe sistemet e tranzitit publik që duhet të plotësonin njëra-tjetrën janë ende jo thelbësore për rritjen ekonomike dhe lëvizshmërinë.

EnergjiaInvestimi në energjinë e rinovueshme, rrjetet e energjisë dhe infrastrukturën tjetër të qëndrueshme të energjisë për të përmbushur nevojat e ardhshme është në mes zë rrugëtimit por me shumë sfida që kërkojnë reformim dhe strukturim financiar të sektorit.

Infrastruktura teknologjikeZgjerimi i aksesit në internet me brez të gjerë në zona të largëta dhe të pashërbyera, një hap mbrapa dhe një hap para, pa ndryshuar me kohën dhe sfidat e tregut.

4. Zhvillimi Ekonomik

Programet e krijimit të vendeve të punës. Mbështetja e rritjes së industrive që do të ofrojnë mundësi punësimi afatgjatë dhe sidomos bujqësisë dhe prodhuesve vendas ka marrë shimë pak vëmendje buxhetore dhe kjo mungesë reflektohet te përfaqësimi i ulët në rritjen ekonomike.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesmeSigurimi i kredive, granteve dhe stimujve për startup-et dhe bizneset e vogla për të nxitur inovacionin dhe sipërmarrjen është në nivele minimale dhe nuk krijon dot asnjë stimul të qëndrueshëm për to.

Kërkimi dhe zhvillimi Financimi i inovacionit në teknologji, shëndetësi dhe arsim për të krijuar një ekonomi më konkurruese, sidomos pas dështimit të tyre nga e kaluara ka mbetur ende peng i paqartësisë dhe mungesës së vullnetit të duhur politik.

5. Mirëqenia Sociale

Zbutja e varfërisë Programe për të mbështetur familjet me të ardhura të ulëta, të tilla si përfitimet e papunësisë, ndihma ushqimore dhe mbështetja për strehim janë më pak se gjysma e ndihmës që duhet ofruar nga buxheti.

Shërbimet e aftësisë së kufizuarSigurimi që personat me aftësi të kufizuara të kenë akses në shërbime, arsimim dhe mundësi punësimi është po ashtu i papërmbushur në sasi dhe cilësi.

Fondet e pensioneve Sigurimi që popullsia në plakje të ketë siguri financiare është në dilemën hamletiane.

6. Siguria Publike

Policia dhe zbatimi i ligjitGarantimi i sigurisë dhe qetësisë së qytetarëve, me fokus në policimin në komunitet dhe parandalimin e krimit nuk i ka përmbushur objektivat e përcaktuara për këtë mandat.

Shërbimet e zjarrit dhe reagimi ndaj emergjencave Ndërtimi dhe mirëmbajtja e një sistemi efikas të reagimit emergjent është ende jo aty ku e kërkon përballja me situatat në rritje.

Alokimi i fondeve për gatishmërinë ndaj fatkeqësive natyrore, përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe menaxhimin e krizave e kuptojmë vetëm kur ato ndodhin, duke financuar pak në parandalimin e tyre

7. Mbrojtja e Mjedisit

Ruajtja dhe qëndrueshmëria: e mjedisit Mbrojtja e burimeve natyrore, pyjeve dhe jetës së egër dhe bio është duke vuajtur shkatërrimin periodik në emër të fitimeve nga pak grupe interesi

Menaxhimi mbetjeveInvestimi në menaxhimin e mbetjeve dhe politikat për të reduktuar emetimet e ndotjeve janë pika më e dobët e mbështetjes dhe fokusit të buxhetit.

Menaxhimi i ujit dhe florës dhe faunës. Sigurimi i aksesit në ujë të pastër dhe sistemeve efikase të menaxhimit të florës dhe faunës nuk e ka fokusin e nevojshëm.

8. Mbrojtja dhe Siguria Kombëtare

Ushtria dhe mbrojtja Sigurimi i gatishmërisë mbrojtëse të vendit përmes investimeve në pajisje ushtarake, personel dhe programe të sigurisë kombëtare ka filluar të jetë në fokus prej 2024.

Siguria kibernetikeMbrojtja nga kërcënimet dixhitale, garantimi i sigurisë së infrastrukturës dhe sigurimi i të dhënave personale ka rënë pre e politikave të nxituara afatshkurtra me qasje elektorale. Megjithatë, në 3 vitet e fundit ka një fokus të veçantë nga buxheti.

9. Shlyerja e Borxhit dhe Përgjegjësia Fiskale

Shërbimi i borxhitAlokimi i fondeve për të shlyer borxhin kombëtar, duke siguruar që qeveria të mbetet financiarisht e qëndrueshme është një detyrim që po rritet nga viti në vit.

Reduktimi i deficitit Balancimi i buxhetit me kalimin e kohës duke kontrolluar shpenzimet dhe duke rritur të ardhurat është një qasje me kah pozitiv prej disa vitesh.

10. Operacionet dhe Administrata e Qeverisë

Efikasiteti i sektorit publikSigurimi që qeveria funksionon në mënyrë efikase me procese transparente të buxhetimit, prokurimit dhe raportimit nuk duhet të kushtojë më shumë se vlera e performimit te saj. Dy vitet e fundit është rritur kostoja e afministratës, duke mos arritur ta justifikojë me pretendimet e taksapaguesve.

E-GovernmentInvestime në shërbimet dixhitale për administratën publike më efikase dhe angazhimin e qytetarëve janë të lidhura jo mirë me nivelin e korrupsionit, cilësinë me efikasitet të ulët dhe shfrytëzimin jo efektiv të kohës në shërbim të taksapaguesve.

11. Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar

Ndihma e huaj dhe ndihma humanitareAlokimi i fondeve për zhvillimin kombëtar, paqeruajtjen dhe ndihmën humanitare janë ende pak të përfaqësuara në jetën e përdorshme.

Marrëdhëniet diplomatikeMbështetja e ambasadave dhe konsullatat, negociatat ndërkombëtare dhe bashkëpunimet për çështjet globale, sidomos diplomacia ekonomike është ende pjesë e një performancë të dobët.

Shpërndarja e saktë e fondeve varet nga nevojat specifike të vendit, konteksti ekonomik, prioritetet politike dhe faktorë të tjerë.  Në mënyrë ideale, qeveris do të duhej të kryente vlerësime të nevojave, do të angazhonte palët e interesuara dhe do të përdorte teknika buxhetore të bazuara në fakte për të shpërndarë fondet në mënyrë efikase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *