POLIFAKT nis auditimin e premtimeve elektorale përmes Indeksit të Fizibilitetit

15 Prill, 20250
Sot, POLIFAKT nis një proces të ri të analizës së premtimeve elektorale, duke zbatuar për herë të parë Indeksin e Fizibilitetit – një mjet i standardizuar që mat mundësinë reale të zbatimit të premtimeve politike në kontekstin shqiptar.
POLIFAKT nis një cikël të ri prezantimesh të raporteve mbi realizueshmërinë e premtimeve politike.
Ky indeks shërben si premisë themelore për auditimin e premtimeve të katër forcave politike: Partia Demokratike (PD), Partia Socialiste (PS), lëvizja BASHKË dhe Shqipëria Bëhet.
Përmes këtij mekanizmi, POLIFAKT synon të:
1. Vlerësojë realizueshmërinë konkrete të çdo premtimi, duke analizuar burimet, legjislacionin dhe kapacitetet institucionale të nevojshme për zbatimin e tij;
2. Ndajë premtimet realiste nga ato populiste, që nuk mbështeten në të dhëna ose që bien ndesh me realitetin financiar dhe juridik të vendit;
3. Fuqizojë qytetarët me informacion të verifikuar, për të marrë vendime më të informuara dhe të përgjegjshme në proceset demokratike.
Në ditët në vijim, POLIFAKT do të publikojë analiza të detajuara për secilën forcë politike, duke ndërtuar një hartë të qartë të fizibilitetit të premtimeve elektorale në Shqipëri – një hap i domosdoshëm drejt transparencës dhe llogaridhënies publike.
Raportet mund ti shkarkoni te linku PUBLIKIME

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *