Përpara se të harrojmë premtimet e kaluara…

22 Prill, 20230

Stafi jone do te prezantoje ne keto dite dhe ne vijim ate çfarë dëgjojmë duke e krahasuar me premtimet e te paktën 14 viteve me pare dhe deri me sot. Kjo nxitje vjen nga e njëjta klimë e ngjashme premtimesh, ku flitet nga liderët partiakë për programe dhe punë të mëdha, kur në fakt këto zgjedhje janë për punët dhe të ardhmen vendore dhe duhet të flasin dhe dialogojnë liderët politikë vendorë.

Çfarë jane duke thënë kandidatet e pushtetit vendor dhe liderët politike te koalicioneve dhe partive shqiptare?

Ne, taksapaguesit dhe njëkohësisht votuesit duhet se pari te kthejmë vëmendjen mbrapa per te freskuar menynë e premtimeve zgjedhore ne zgjedhjet politike 2009, te cilat jane dhe fillimi i bazës se premtimeve per zgjedhjet vendore te 2011 dhe ne dekadën qe ne jetuam.

Polifakt do te vijoje t’ju prezantoje bazën e te dhënave per te pare me mire secili nga Ne edhe përmbushjen e premtimeve me qëllimin qe te mos biem ne te njëjtat nivele te shume viteve me pare duke përjetuar vazhdimisht déjà vu (një ndjenjë se tashmë e keni përjetuar situatën aktuale) e politikës shqiptare.

Si fillim, sot po ju paraqesim premtimet dhe programet e para politike, sipas linkut në vijim, ku jane vendor premtimet e zgjedhjeve te vitit 2009, një pjese e te cilave edhe sot ende qëndrojnë te pa përmbushura.

Kush ka kërshërinë te lexoje dhe kujtoje me shume se kaq ju mund te hyni direkt ne bazën e te dhënave tona dhe klikoni ne ate periudhe zgjedhore qe doni te kujtoni apo krahasoni me sot.

Ndërkohë, analizat dhe studimet me fakte ju mund ti hapni, shkarkoni dhe lexoni vetëm nëpërmjet linkut https://polifakt.al/publikime/trajnime/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *