Nis puna për spitalin e Fierit

22 Janar, 20210

Kryeministri Rama, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiruliu, kanë inspektuar nisjen e punimeve për spitalin rajonal të Fierit, i cili do të ketë një sipërfaqe prej 50 mijë metër katrorë, ku 13 mijë metra katrorë do të jenë ndërtim dhe pjesa tjetër janë ambiente ndihmëse dhe parkimi. Punimet për ndërtimin e  tij do të përfundojnë brenda 3 muajve.Ministrja Balluku tha se është përmbyllur me sukses faza e shpronësimeve dhe janë marrë të gjitha masat edhe për punëtorët turq dhe inxhinierët që do të vijnë.
“Jemi në afate, kemi pasur bashkëpunim me të gjitha institucionet kemi përmbyllur fazën e shpronësime për 12 familjet dhe në bashkëpunim me bashkinë. Procesi është përmbyllur me sukses dhe kemi nisur nga puna për kantier dhe deri të hënën të ketë fuqi punëtore mbi 200 dhe 20 inxhinierë që të nisin ndërtimin e spitalit. Kanë nisur kontaktet me kompaninë vendase. Ne kemi marrë masat për punëtorët turq që vijnë nga Turqi janë 200 veta dhe për inxhinierët dhe duke pritur grupet që do të merren me pjesën elektrike”
Rama kërkon të punësohen të shpronësuarit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *