Programi për nënat dhe fëmijët
Statusi:Në progres
Programi Qeverisës 2021 -2025. Faqe 30. Fëmijët.
– Me fokus kujdesin për nënat e reja dhe të porsalindurit, vijojmë investimet në rrjetin e materniteteve dhe brenda vitit 2022, dy spitalet universitare të obstetrisë-gjinekologjisë do të kenë shërbime të reja diagnostikuese dhe trajtuese me infrastrukturë moderne.
– Financojmë paketën e fertilitetit falas duke filluar nga viti 2022.
– Krijojmë dy programe të dedikuara falas për kujdesin e syve dhe atë oral, për të gjithë fëmijët e moshës 6-15 vjeç.
– Fillojmë punën për ndërtimin e Qendrës Kombëtare për Fëmijë brenda qershorit 2022. Kjo qendër me sipërfaqe rreth 4500 m2, pranë liqenit artificial të Tiranës, do të jetë një pol kulturor multifunksional, dedikuar fëmijëve si pjesë e Tirana Park Extention