Kjo është jeta jonë dhe këto janë detyrat tona!

14 Prill, 20220

Rimëkëmbja ekonomike tashmë po humbet vrullin, pjesërisht për shkak të ndërprerjeve të lidhura me Omicron dhe kryesisht për arsye të luftës në Ukrainë.
Në këtë periudhë, organizatat vlerësuese ndërkombëtare e ulën parashikimin tonë të rritjes deri në 3.2 për qind për vitin 2022. Kjo tregon, se perspektiva është përkeqësuar ndjeshëm, kryesisht për shkak të pasojave nga importi, që ka provokuar shumë keq strukturën ekonomike shqiptare dhe defektet u evidentuan njësoj si në stërvitjet e mëdha ku testohet gadishmëria për raste ekstreme të cënimit të integritetit. Inflacioni, shtrëngimi financiar dhe bllokimet e shpeshta, të zinxhirëve të mekanizmit ekonomik po rëndojnë ditë pas dite aktivitetin.
Si rezultat, ndoshta parashikimi për uljen e ritmeve ekonomike nuk është stopuar ende dhe me gjasa mund të parashikohet një ulje e mëtejshme e rritjes për vitin 2022 dhe 2023. Për fat të mirë, në gjithë këto parashikime do të përmendet vetëm për rritje ekonomike, paçka se nuk do të jetë aq sa është parashikuar në fundvitin 2021.

Ekonomia shqiptare dhe specifikisht edhe ajo kosovare që po përballen me ulje të prekshme të ritmeve të konsumit dhe qarkullimit tregtar nuk do të përfshijnë vetëm importuesit neto të ushqimeve dhe karburantit, por kudnër reagimi nga sektorët e tjerë do të jetë i barasvlefshëm apo aty afër, për asrye të përballimit të shtrenjtimit të kostove të nxitura nga energjia, por të modifikuara edhe nga lakmia dhe pasiguria.
Pasiguria më e lartë dhe përfitimet e momentit nuk janë të mjaftueshme për të kompensuar një ngadalësim të përgjithshëm ekonomik, edhe pse të nxitur kryesisht nga lufta, por me dëme jo të njëjta për aktivitetet dhe individët.

Në të njëjtën kohë, çmimet më të larta të energjisë dhe ushqimeve po shtojnë presionet inflacioniste, duke rrëmbyer të ardhurat reale të familjeve. Por, në kushtet kur burimet e të ardhurave janë me një pjesë shumë të vogël rritje dhe mjaft të pjesshme për të mjaftuar për gjithë shoqërinë konsumatore, me gjasa të mëdha do të ketë pakësim edhe më të fortë konsumi për produktet e shërbimeve turistike, por edhe për shërbimet e tjera.
Prodhimi tani pritet të marrë edhe më shumë kohë për t’u kthyer në trendin e tij para pandemisë, pasi shkurtimet në aktivitetet e ndryshme dhe shkëputja nga profilizimi për arsye të pandemisë do të jenë më shumë në kurriz të atyre grupeve që janë të parët që përballen me efektet goditëse të tregut dhe ekonomisë, të cilët janë kryesisht gratë dhe të rinjtë.
Ndërsa çmimet e ushqimeve vërtiten si kërcënim herë i dukshëm dhe herë i padukshëm, në fakt pasiguria ushqimore si pjesë e panikut po përhapet me ngadalë, por duke avancuar më tej dhe veprimet reaguese me masa përtej deklaratave të anëtarëve të caktuar nga Qeveria të flasin në emër të bordeve duket se ende nuk janë gati, apo kanë shumë rrugë për të bërë deri në rezultat të prekshëm.

Lufta ndaj inflacionit duhet të jetë objektivi kryesor për të rikthyer sigurinë në treg dhe në besimin konsumator.
Inflacioni tashmë ka hyrë në një trajektore që mundet të jetë kërcënim edhe për stabilitetin financiar dhe një taksë mjaft e madhe për njerëzit e zakonshëm që luftojnë për të përballuar jetesën. Rreziku më i amdhe prej inflacionit nuk është vetëm çfarë ai po ndikon tani në jetën e përditshme, por nisur nga pamundësia për ta shkulur si dhe i mbështetur fort te paratë e pista egzistuese dhe ato që do të hyjnë nga projeket politike për amnistinë fiskale mund ta bëjnë inflacionin si fenomenin më të rrënjosur dhe më të vështirë për t’u kontrolluar.

Përballë kësaj sfide, Banka e Shqipërisëe duhet të ndihet e pranishme, pasi kjo është fusha e saj e veprimit dhe në këtë periudhë dhe më pas duhet të veprojë me vendosmëri, duke qendruar në gaidshmëri për të matur pulsin e ekonomisë më shpesh se më përpara kësaj situate. E gjitha kjo vlen për të konsideruar se po i bën detyrat që i takojnë, por dhe për të përshtatur në mënyrë të dedikuar politikën monetare. Dhe, nëse në periudha të qeta ka komunikuar pak herë, tashmë kur situata është keq duhet të intensifikojë daljet në publik dhe rritjen e prezencës së saj.
Sfidat e shumta kërkojnë të dihen nga publiku i interesuar edhe për masat e plota të mjeteve të disponueshme, që lidhen me shqetësimet e bizneseve dhe individëve për rritjen e kostos së huave, por edhe për të qenë në pararojë në lidhje me fleksibilitetin e kursit të këmbimit duke përfshirë në këtë rast edhe masat për menaxhimin e fluksit të kapitalit nga zbatimi i amnistisë fiskale dhe aktivizimit të prodhimit dhe tregtimit të kanabisit. Përgjigja elastike në rrethana të tilla është domosdoshmëri për një situatë të tillë ku arsyeja financiare ja ka lënë vendin përfitimit të ditës.

Ndërkohë, detyra mjaft e vështirë e financave publike në adresimin e borxhit të rritur shtron nevojën që shpenzimet duhet të prioritizohen me kujdes dhe për çdo muaj, duke thyer “kodin” e rutinës së monitorimit të buxhetit dhe duke përdorur propjektet që nuk kanë performuar për ti shndërruar në programe sociale për më të cënuarit.
Në këtë qasje të politikës fiskale duhet të nxirren detyra për të vendosur mbi baza të shëndosha drejtësinë tatimore në treg, pasi një politikë e bazuar te parimet kryesore të taksimit mundet të ndihmojë në rikrijimin e hapësirës së nevojshme për të nxjerrë pak “hundën” mbi ujë dhe për ti dhënë frymëmarrje deficitit buxhetor, pa kompromentuar qëndrueshmërinë e borxhit publik.

Edhe pse këto hapa janë të vështirë për tu hedhur, dukshëm që ato nuk do të sjellin një rikuperim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Për hapa që do të ndihmojnë në ecjen më tej  nevojiten transformimet të mëdha strukturore që po ndodhin, por me një ngadalësi që bën të humbasin efektivitetin dhe përmbushjen e pritshmërive.

I vetmi “ilaç” efektiv për këto rreziqe është bashkëpunimi mes palëve pa dallime politike dhe anësi krahinore dhe paragjykime.Është shpresa jonë e vetme për një të ardhme më të drejtë dhe më elastike.

Dhe kjo është jeta jonë.

Këto janë detyrat tona!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *