Kërkesa dhe oferta në tregun politik kanë nevojë për besimin qytetar

1 Nëntor, 20210
Opozita politike nuk duhet vetëm të presë oferta bashkëpunimi nga pozita, por duhet të punojë të jetë një hap përpara saj në ide dhe veprime dhe të reagojë në kohë.
Shoqëria civile nuk ka pse të presë oferta nga opozita apo mazhoranca politike, por të organizohet për të shërbyer si këshilltare e pazëvendësueshme në rolin e saj për gjithë sa mundet ajo të imponohet me ekspertizën e saj.
Shoqëria civile duhet të shërbejë si ura që mundëson shkëmbimin e ideve dhe veprimeve në mirëkuptim dhe interes të qytetarëve për një politikë konsensuale te bashkepunimit për ekonominë dhe qeverisjen në funksion të tyre.
Por, roli i shoqërisë civile nuk mundet ta zëvendësojë protagonizmin politik të opozitës.
Në këtë kohë të vullnetit të lëkundur politik për të ecur me ritmin e kërkesave të kohës detyrimi i opozitës për të ndryshuar është barra kryesore që duhet të mbajë.
Detyra e saj nuk është të zgjedhë midis opsioneve se sa më shumë të gjejë se si të shkojë përpara me të gjitha ato menjëherë.  Një angazhim për reduktime të mëdha dhe të shpejta në taksa nuk është jetik.  Më shumë para për individët e varfër dhe bizneset në zhvillim, në të cilat investimet e qeverisë mund të ulin rreziqet për falimentim privat, duhet të rrjedhin së bashku me rritjen e ndihmës për përshtatje.  Inovacioni duhet të inkurajohet në mënyra të ndryshme.  Stimujt fiskalë nëpërmjet rritjes së menaxhimit, meritokracisë dhe luftës antikorrupsion mund të zgjerohen në vend që të kopjohen nga kundërshtari politik.
Investimet në idetë e reja politike kanë rënë më shpejt se zëvendësimet e tyre të jenë futur në linjë, duke përkeqësuar rritjen dramatike të cilësisë së politikës në vitet e fundit.  Në ppanifikimet afatgjata është e nevojshme që diskutimet dhe idetë e reja politike të bëhen gjithnjë e më të pranueshme nëpërmjet forumeve të hapura për njerëzit në formatet tashmë të njohura të Festivalit të Demokracisë. Por si për çdo risi nevojitet që të parandalohet paqëndrueshmëria e tregut politik aktual, pasi një vijimësi e modelit të komunikimit me njerëz të nënshtruar dhe servilë ndaj drejtuesit do të jetë shkatërruese për atë vetë. 
Qeveria ndërkohë duhet të ndërtojë më shumë klimë besimi duke patur së pari zbatimin korrekt të ligjit për konsultimin publik sipas legjislacionit aktual, si dhe të përshpejtojë alternativat e përfshirjes së shoqërisë civile dhe ekspertëve vendas në sfidat e qeverisjes së politikave që kanë nevojë për dialog dhe mirëkuptim mbarëpopullor.
Kur çmimet e tregut politik bien, ata që ende subvencionojnë politikën e bazuar mbi idetë fosile do të kenë një mundësi të veçantë për të ndaluar.
Të gjitha përpjeket bëhen për të arritur një ekuilibër të tregut politik, pasi ashtu si në bursën e kapitaleve edhe në këtë treg nevojitet qëndrueshmëria dhe besimi në të.
Kushdo që ëndërron një stopim të këtij tregu politik me orientim ende nga politika fosile duhet të gjejë opsione të çaktivizohet. 
Politikanët aktivë të tregut shqiptar nuk duhet të flasin edhe më tej për një temë që ata nuk e gjejnë si të mbështetur nga opinioni qytetar. 
Por do të ishte një kërkesë naive jona, që ata të heqin dorë nga përgjegjësia e planifikimit të një tranzicioni. Natyrshëm që në vend të kësaj kërkese vetë qytetarët dhe shoqëria civile duhet të organizohen si një qeverisje e përbashkët nëpërmjet mundësive që ofron teknologjia dhe kapacitetet e shpërndara në organizime të ndryshme. 
Qeveritë ashtu si dhe mendimet mund të largohen brenda natës. Por ndikimet e tyre nuk ikin kaq shpejt. Çdo qeveri që është larguar me hir apo pahir ka lënë prapa ndikimet dhe përkrahësit që kanë vijuar më tej duke bërë atë që bënin. Në këtë mënyrë, për shkak të inercisë së modelit qeverisës nuk është mundur të bëhet “shtet” nga asnjë udhëheqës partie politike në këto dekada të fundit.
Prandaj janë edhe pyetjet pa përgjigje.  Përmbushja e objektivave të parealizuara të çdo qeverie do të kërkojë tërheqjen e tyre nga tregu politik me vullnetin e tyre?
Nëse, jo kush do ta bëjë këtë? 
Dhe kush do të paguajë për politikat e gabuara dhe mosmbajtjen e zotimeve që kanë shpërdoruar burimet e vendit dhe ato të krijuara nga qytetarët? 
Disa grupime pranë qeverisë mund të kërkojnë një ditë të dalin të pafajshëm nga krizat që i kanë gjeneruar ata vetë.
A mund të ndihmojë kjo frymë aktuale e mospërballjes qytetare këtë qasje të tyre?  Nëse jo, a mund të ndalet?
Reformimi i dialogut demokratik nuk duhet të vajtojë realitetin aktual politik, që perceptohet si një botë e pandryshueshme.
Gjithë qytetarët aktivë dhe me mendësi të reja organizimi duhet të kërkojnë pikërisht daljen jashtë krizës së egzistencializmit nga politika e minutës së fundit.
Kriza e shoqërisë rrjedh nga ndryshimi i shpeshtë i objektivave dhe mungesa e llogaridhënies, e cila është jashtë kontrollit qytetar në këto kohë. 
Megjithatë, duke iu përgjigjur kësaj sfide madhore, ambjenti ku ne po qëndrojmë mund të bëhet një vend ku prosperiteti afatgjatë për të gjithë bëhet i mundur.
Ajo që duhet të ndërtojmë më mirë për brezin e ri që po rritet duhet të jetë një e ardhme fisnike që epoka e tranzicionit politik dhe ekonomik, megjithë bollëkun e saj iluzionar.
Mundësitë e politikanëve të lidhur me periudhën iluzioniste nuk mund ta krijojnë dot kurrë të ardhmen realiste të bazuar mbi sinqeritetin dhe mirëqenien për qytetarët.
Një e ardhme e pastruar nga mentaliteti aktual duhet të krijohet nga oferta dhe kërkesa në tregun politik që bazohet te pjesëmarrja e të gjithëve, por e udhëhequr nga guximtarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *