Sa arriti të performojë qeveria “Berisha 2” në përmbushjen e premtimeve dhe programit qeverisës?
Nga fushata zgjedhore e vitit 2009, pas krijimit të qeverisë së koalicionit “Berisha 2”, mes Partisë Demokratike (PD) dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) ne ju prezantuam në publikimet nga data 27 Prill deri 30 Prill gjithë premtimet dhe përfshirjen e tyre në pika program
Së pari, ne ju prezantuam se nga 150 premtime zgjedhore të dy partive që kanë bashkëqeverisur në vitet 2009-2013 janë përfshirë në program 95 premtime/shtuar pas fushatës për të dy partitë së bashku (61% e premtimeve), ku 25 prej tyre janë pika programore të reja, të papërmendura në manifeste politike apo gjatë fushatës zgjedhore.
Në analizën e përmbushjes së programit të qeverisë “Berisha 2” vërehet se nga 88 pika të programit qeverisës janë arritur të përmbushen 19 pika programore[1] apo 20% e programit. Jan përmbushur pjesërisht 18 pika programore apo 19% e programit. Nuk janë përmbushur fare apo nuk kanë arritur asnjë performancë të përcaktuar sipas objektivave dhe afateve 58 pika programore, apo 61% e programit.
Të detajuara përmbushjet dhe mospërmbushjet e programit qeverisës mund ti shikoni të sqaruara më poshtë.
- për ekonominë nga 21 premtime në fushatën zgjedhore janë marrë vetëm 8 pika në programin qeverisës. Nga këto pika të përzgjedhura nuk është përmbushur asnjë pikë .
- Politikat Fiskale janë përfshirë në programin qeverisës vetëm 3 nga 18 premtime. Nga 3 pika të programit qeverisës është përmbushur 1 pikë dhe nuk kanë arritur të përmbushen 2 pika të programit apo 47% e programit.
- për arsimin, gruan dhe rininë janë përfshirë në programin qeverisës 14 nga 28 premtime zgjedhore, ku 9 pika të programit nuk janë pjesë e premtimeve, por pika të reja programore. Nga 23 pika të programit qeverisës janë përmbushur 6 pika (26% e pikave), si dhe janë përmbushur pjesërisht 26% e pikave të programit. Nuk kanë arritur të përmbushen 11 pika të programit apo 48% e programit.
- për shëndetësinë janë përfshirë në programin qeverisës 3 nga 3 premtimet zgjedhore, ku 1 prej pikave programore nuk është nga fushata, por e re. Nga 4 pika të programit qeverisës janë përmbushur 2 pika (50% e pikave), si dhe është përmbushur pjesërisht 1 pikë e programit dhe nuk ka arritur të përmbushet 1 pikë tjetër e programit.
- për politikat sociale janë përfshirë në programin qeverisës vetëm 8 nga 18 premtimet zgjedhore. Nga 8 pika të programit qeverisës është përmbushur pjesërisht 1 prej pikave të programit. Nuk kanë arritur të përmbushen 7 pika të programit apo 88% e programit.
- Infrastrukturën dhe Energjinë janë përfshirë në programin qeverisës vetëm 15 nga 21 premtime. Ndërkohë, janë shtuar të reja 11 pika në programin qeverisës. Nga 26 pika të programit qeverisës janë përmbushur 4 pika (15% e programit), si dhe janë përmbushur pjesërisht 5 pika të programit (19% e programit). Nuk janë përmbushur 17 pika (66% e programit).
- për Bujqësinë nga 12 premtime zgjedhore gjatë fushatës 2009 janë përfshirë 11 prej tyre duke mbetur e papërfshirë vetëm premtimi i LSI. Nga 11 pika të programit qeverisës është përmbushur 1 pikë. Ndërkohë janë përmbushur pjesërisht 3 pika, si dhe nuk janë përmbushur 7 pika të programit apo 63% e programit.
- për Mjedisin dhe Turizmin nga 3 premtime zgjedhore nuk ka përfaqësim asnjë prej tyre në pikat e programit qeverisës .
- për politikat e përgjithshme dhe administratën janë përfshirë në programin qeverisës 11 nga 11 premtime zgjedhore, por 4 pika të programit nuk janë pjesë e premtimeve, por pika të reja programore. Nga 11 pika të programit qeverisës janë përmbushur 2 pika (18% e pikave), si dhe janë përmbushur pjesërisht 2 pika të programit. Nuk kanë arritur të përmbushen 7 pika të programit apo 64% e programit.
- Politikën e Jashtme nga 2 pika të programit qeverisës janë përmbushur 100% e programit.
[1] https://polifakt.al/wp-content/uploads/2021/03/PERGJEGJSHMERIA-FINANCIARE-E-PREMTIMEVE-TE-POLITIKES-SHQIPTARE-2009-2017.pdf