Sot nis operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë
1 Dhjetor, 20210
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili pa sot nga afër procesin e peshkimit në ujërat e Sarandës, bëri të ditur se sot nis operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë, nga ku zyrtarisht Japonia do të jetë e përfshirë në hartën e eksporteve shqiptare.
Rama bëri të ditur se nga tre vende ku eksportohej peshku ton në vitin 2013, sot janë plot 27 destinacione të tjera.
“Industria shqiptare e peshkimit tanimë është një industri konkurruese në tregun ndërkombëtar dhe pas pesëfishimit të eksporteve të saj në dy mandatet e para, synojmë dyfishimin në Mandatin e Tretë”, shkruan Rama.