Rritje e kufirit të regjistrimit për TVSH-në në 14 milion lekë të reja, që do të jetë një kufi i vetëm, si për TVSH-në ashtu edhe për tatimin mbi të ardhurat
14 Prill, 20210
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, firmosi një marrëveshje me shoqatën kombëtare të biznesit të vogël dhe të mesëm, e cila parashikon një sistem të ri taksash. “Rritjes së kufirit të regjistrimit për TVSH-në në 14 milion lekë të reja, që do të jetë një kufi i vetëm, si për TVSH-në ashtu edhe për tatimin mbi të ardhurat. Vendosjes së totalit të taksave dhe tarifave vendore, një tavan prej 0.5 % të xhiros vjetore. Pra çdo sipërmarrje me xhiro nën 140 milion lekë të vjetra në vit do të ketë një tavan të taksave dhe tarifave vendore prej jo më shumë se 0.5 %”, tha Basha.
Premtim për lehtësi fiskale