Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e tunelit numër 4 tuneli tek ish sheshi ‘Shqiponja’, përmes të cilit do të qarkullojnë automjetet që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit.
Hapja e këtij tuneli do të lehtësojë trafikun. Ndërkohë, pritet që brenda dy javësh të hapet dhe tuneli i tretë për makinat që vijnë nga Durrësi në drejtim të Tiranës.