“Revolucioni digjital”, Rama premton në mandatin e tretë gjithçka online, dhe për punonjësit e policisë

18 Mars, 20210

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit për shërbimin ndaj biznesit dhe qytetarit, tha se qeverisja e majtë ka kryer  “revolucion digjital” dhe që ka të bëjë me ofrimin online të shërbimeve për qytetarin dhe biznesin.
Rama tha se marrja e përgjigjes online me nënshkrim, vulë elektronike për të gjitha shërbimet në e-albania që janë aplikime, është objektiv i mandatit të tretë.

Rama tha gjithashtu se pasi të fitojnë mandatin e tretë nuk do të ketë më policë në rrugë që ndalojnë makinat për kontroll.
Dixhitalizimi i të gjithë arkivave fizike për ta rritur numrin e shërbimeve dhe për ta bërë shërbimin automatik, do të ketë një sistem që ka filluar, por do kompletohet në mandatin e tretë ku nuk ke më lidhje, gjithçka është online dhe jo vetëm për punonjësit e policisë, por dhe për çdo qytetar me timon, gjithçka do jetë online.

https://shqiptarja.com/lajm/rama-marrja-e-pergjigjes-online-me-nenshkrim-vule-elektronike-per-sherbimet-ne-ealbania-qe-jane-aplikime-objektiv-i-mandatit-te-trete 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *