Paisja me Kartën e Fermerit
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi ka prezantuar të premten programin elektoral për zgjedhjet e 25 prillit.Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Kryemadhi tregoi se 5 prioritete e LSI-së janë:
1. Rimbursim me 5 përqind të vlerës së çdo blerje për çdo qytetar, me përjashtim të shpenzimeve për institucionet publike.
2. Hapja e një fondi investimi me vlerë 1000 dollarë dhe me vlerë maturimi deri në 25 mijë dollarë për çdo bebe.
3. 200 kompanitë më të mëdha do të paguajnë taksë prej 1 përqind për arsimin.
4. Rritja e numrit të shkollave profesionale, përmirësim i kurrikulës dhe sigurimi i praktikës së punës me pagesë.
5. Heqja e tatimit mbi vlerën e shtuar për prodhimet bujqësore dhe blegtorale ‘Made in Albania’. Pajisja me Kartën e Fermerit përmes të cilës do të kryehet rimbursimi dhe subvensioni për lëndën e parë.
Programi ekonomik i LSI