Shijak, nis ndërtimi i 9 pallateve 7-katëshe

5 Janar, 20210

Kryeministri Rama, në shoqërinë e ministrit të Rindërtimit Ahmetaj dhe kryebashkiakut të Shijakut,  Elton Arbana vizitoi një nga 150 banesat individuale të rindërtuara në njësinë Maminas.
Brenda 15 janarit do të përfundojë rindërtimi i të gjitha banesave individuale në këtë njësi, ndërkohë ministri Ahmetaj thekson se brenda muajit maj, asnjë familje, e cila për arsye të ndryshme ka zgjedhur të qëndrojë në çadra, megjithëse janë trajtuar me bonusin e qerasë, nuk do qëndrojë më në çadra. “Numri i atyre që janë në çadër vjen duke u ulur. Ka qenë 11 000. Para katër javësh ka qenë 1234. Sot ka zbritur në 1058 dhe besoj me mbarimin e gjithë numrit këtu në Shijak do zbresim nën 1000. Deri në maj nuk do të ketë më në çadër. Por të gjithë ata që ka ë qenë në çadër, që kanë bërë zgjedhjen e tyre për shkaqe normale, afër dhenve apo afër tokës, kanë marrë bonusin e qerasë”, – informon ministri Ahmetaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *