Strategjia, si do të hapim 110 mijë vende pune në Shqipëri
Qëllimi i planit është shumë i qartë, 110 mijë vende të reja pune do të mundësohen vetëm kur Shqipëria të mundësojë një klimë biznesi, ku biznesi vendas dhe i huaj të investojë dhe të hap vende pune. Kjo sot është e pamundur. Hapi i parë, është largimi i Ramës. Hapi i dytë, është ulja e taksës. Taksa 9% do të thotë më shumë para për xhepat e shqiptarëve, do të thotë më shumë para për të investuar si për investitorët e huaj dhe investitorët e brendshëm.
Por, po kështu ne do të mbështesim me kredi dhe grante speciale biznesin artizanal, do të mbështesim të rinjtë që kërkojnë sipërmarrjet e tyre, do të krijojnë pra një klimë biznesi e cila do të mundësojë mbi të gjitha që çdokush që ka talentin, ka dëshirën, ka vullnetin të ndërtojë një sipërmarrje apo të fuqizojë sipërmarrjen që ka duke punësuar më shumë shqiptarë, ta ketë qeverinë në krah dhe jo kundër siç është rasti sot.
Taksa 9% do të ketë një funksion, rritjen e mirëqenies së shqiptarëve