Paga dinjitoze për mjekët dhe infermierët, ilaçet do rimbursohen sipas diagnozës
Çdo pacient do të marrë me rimbursim barnat që nevojiten për kurimin e sëmundjes bazuar në protokollet më të mira botërore të mjekimit.
Do të reformojmë sektorin farmaceutik, me qëllim që çdo shqiptar të marrë barna të cilësisë së njëjtë me një qytetar të Bashkimit Europian apo të vendeve të zhvilluara ekonomike.
Ne do të rrisim numrin e studentëve që do të studiojnë për mjekësi, qoftë përmes rritjes së kapaciteteve aktuale të Fakultetit të Mjekësisë, apo hapjes së një fakulteti të ri publik.
Kreu i departamentit të Shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi duke u ndalur në disa nga pikat kryesore në këtë plan tha se, “asnjë qytetar shqiptar nuk do të paguajë nga xhepi për analizat, diagnostikimin dhe mjekimin e tij.
Ne do të ndjekim parimin: pacienti zgjedh ofruesin, paraja ndjek pacientin”.
Specializantët do të paguhen me 950 euro në muaj dhe do të zerojmë kuotën e studimit prej 115.000 lekë si dhe duke lënë të hapur punësimin e tyre pas specializimit bazuar në konkurrimin e lirë pranë çdo spitali.
Premtime nga programi i PD për shëndetësinë.