Akses i plotë në treg, çmontim monopoleve dhe heqjen e çdo pengese për fermerin

12 Shkurt, 20210

Kryetari i PD, Lulzim Basha prezanton programin për Bujqësinë: Programi ynë, plane pune që do ta ndryshojnë Shqipërinë për mirë. Këto janë plane konkrete, janë angazhime ndaj jush, nuk janë premtime boshe. Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës me premtimet boshe.
“Shqipëria Fiton Bujqësinë” është një plan serioz pune, mbi të cilin kemi punuar për 2 vite me radhë me specialistët më të mirë të vendit! Kemi folur dhe diskutuar me fermerët, të vjetër e të rinj, nga jugu në veri, që na kanë thënë se si mund dhe si duhet t’i ndihmojë qeveria.
Objektivi ynë është t’i kthejmë fshatrat dhe zonat rurale të vendit, nga të harruara e tërësisht të braktisura nga qeveria aktuale, në faktorë zhvillimi. T’i kthejmë ato në mundësi që ofrojnë punësim, mirëqenie dhe standarde më të larta jetese.
Programi i PD për bujqësinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *