Subvencionim 100 % për tarifat e studimit Bachelor dhe Master

4 Janar, 20210

Kur themi se arsimi dhe rinia janë prioritet, kjo do të thotë financim. Do të thotë të dedikosh fonde.Qeveria e pas 25 prillit do subvencionojë 100% tarifat Bachelor dhe Master për familjet me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj. Studentët që vijnë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj, do të paguajnë 50% tarifën universitare.Kemi të gjitha mundësitë që bursat e ekselencës të jenë së paku dy herë më të larta se Kosova. Programi ynë i Ekselencës do stimulojë dhe motivojë financiarisht të spikaturit në fusha të ndryshme, teknologji informacioni, elektronikë, robotikë dhe sporte. Po bashkëpunojmë me Qendrën e Ekselencës Europiane dhe bashkë me ta, do të mundësojmë kualifikimin dhe rikualifikimin e të rinjve.

Takimi me studentët, Basha: T’u japim prioritet qindramijëra të rinjve, jo 10 oligarkëve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *