Takimi i parë në Berat për prezantimin e diagnostikës së ekonomisë, politikës dhe problemeve sociale sipas auditimit social

3 Prill, 20230

Sot, filluam turin e vitit të dytë të projektit “Monitorimi social përmes ndërveprimit qytetar” me Beratin dhe qytetarët e saj, të cilët na kanë dhënë mendimet e tyre të vlefshme për materialin dhe saktësinë e tij lidhur me politikat e qeverisjes vendore.

raportin që prezantuam sipas pjesëve kryesore të tij evidentuam disa fakte unike për Beratin, ekonominë e tij, politikën vendore dhe hapjen e qeverisjes, përcjelljen e zërit qytetar përmes ekspertizës së dedikuar, si dhe disa pika kryesore që lidhen me ecurinë e sektorëve dhe investimet që bëhen nga buxheti i shtetit dhe ai vendor gjatë 2022, por edhe për periudhën 2023-2025.

Nga konstatimet që vijnë si rezultat i ballafaqimit të të dhënave zyrtare për PBB, si dhe nisur nga analiza historike e tyre në 5 vitet e fundit vërehet se treguesit e Ekonomisë vendore mbeten në nivele që kanë patur avancim të ngadaltë. Kjo ndikohet si nga mungesa e diversifikimit të ekonomisë në biznese më dinamike dhe më të zgjeruara ndër vite, niveli i ulët i kreditimit, shkurtimi i ofertës së punonjësve, aftësitë e punonjësve të papërputhura si duhet me kërkesat e tregut, por edhe nga cilësia rregullatore, që përbën sfidat për qeverisjen në të dy nivelet.

Ndërkohë, qasja dhe aftësimi me teknologjinë për Shqipërinë, përfshirë edhe Bashkinë tuaj e renditin në vend të fundit në rajon, bashkë me vlerën e ulët të produktivitetit nga eksportet.

Niveli i produktivitetit ekonomik vendor bazuar te bujqësia tregon për një nevojë për ndryshim në politikat kryesore vendore mbi të cilat orientohet buxheti dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke marrë për bazë SKZHIE II dhe III[1] duke orientuar investimet kapitale, kapacitetet teknike, burimet njerëzore dhe logjistikën bashkë me kuadrin rregullator dhe politikën fiskale.

Në diskutimin e thelluar për arsyet e migrimit dhe emigracionit, si dhe adresimet për zgjidhjet e tij ne prezantuam para publikut beratas argumentin, se Strategjitë sektoriale kombëtare dhe vendore në parandalimin e migrimit dhe të nxitjes së ofertës së punësimit[2] duhet të aktivizohen nëpërmjet politikave vendore.

Politika vendore duket se është bazuar te ligji për konsultimin duke zbatuar edhe kalendarin e konsultimeve, si një obligim për qeverisjen e hapur dhe procese diskutimi të buxhetit me pjesëmarrjen e publikut. Në etapat e konsultimit mungon përballja dhe ftesa për ekspertizën civile. Kjo u konfirmua edhe nga pjesëmarrësit, por na shërben edhe si një përforcim i përgjigjeve që na kanë dhënë qytetarët në Anketimin e bërë këtë fillimviti.

Programi i Transparencës, një detyrim për zbatim është ende me mospërmbushje, në mjaft komponentë të tij, megjithëse si program është në faqen zyrtare të bashkisë.

Informacionit mbi strukturën organizative dhe funksionimin e bashkisë paraqitet me transparencë të lartë

Ky fakt lehtëson barrën e llogaridhënies bazuar tek analizat dhe tendencat dhe nuk konstatohet një oponencë apo përforcim analitik i zërit dhe shqetësimeve qytetare, situatë që konstatohet e mangët edhe te stafi i bashkisë.

ALTAX ka kërkuar që ky konsultim të bëhet i bazuar në ndryshimin e ligjit për konsultimin publik. ALTAX do ti përsëriti kërkesën Këshillit Bashkiak që gjatë konsultimit publik deri në ndryshimin ligjor të mund të programohet brenda Kalendarit të Konsultimeve edhe seancë/a me ekspertizën civile vendore bazuar në studime/analiza dhe fakte.

Përsa lidhet me urbanizimin, mjedisin, situatën e furnizimit me energji dhe ujë, si dhe shërbimet që lidhen me menaxhimin e mbetjeve, duket se ka ende shumë për tu bërë, ku në raport jepen si pika të detajuara edhe disa adresime që ne ja propozojmë bashkisë dhe Këshillit Bashkiak.

Bujqësia si sektori dominues me 50.17% të gjithë ekonomisë beratase është sektori që ka jo mbështetjen e nevojshme, si dhe një asistencë që duhet të jetë më e plotë në dallim nga bashkitë e tjera, për vetë specifikat që ne përmendëm në takim dhe të argumentuara në qasje të detajuar në raport.

Në mbyllje të prezantimit, ne shtruam nevojën për një ndërgjegjësim me situatën e vështirë për të ardhurat dhe përballimin e shpenzimeve, si dhe nevojën për një qasje që duhet të reflektojë ndryshime themelore në momentin që do të ngrihen Këshillat e rinj Bashkiakë.

[1] https://konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_538_Draft-Strategjia-Kombetare-per-Zhvillim-dhe-Integrim-2021–2030-.pdf, faqe 5

[2] sipas raporteve të monitorimit të zbatimit të buxhetit 2021 dhe relacionit të buxhetit faktik 2021, marrë në Bashki

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *