Si ka performuar në 600 ditë qeveria “Rama 3”?

11 Maj, 20230

Në një krahasim të Programeve qeverisëse dhe Kabineteve në 2017-2021 dhe 2021-2025, duket se Ministrat në shumicën e rasteve janë rrallë anëtarë të fuqishëm të kabinetit. Ky konkluzion është i bazuar te fakti se “nëse shqyrtojmë kompozimin e qeverisë “Rama 2” dhe e krahasojmë me qeverinë Berisha 2, vërejmë të përbashkët konsolidimin e portofoleve të rëndësishme dhe me peshë për arritjen e centralizuar të suksesit për programet në krijimin e ministrive me funksione sa më të zgjeruara në raport me kabinetin paraardhës, të drejtuar nga i njëjti Kryeministër. Edhe në këtë rast, qeveria Rama 2 duket se ka synuar të njëjtën gjë.”[1] (shihe te Raporti i detajuar).
Në studimin e përmbushjes së programit qeverisës ne përballemi me një sfidë konceptuale lidhur me përgjigjen e pyetjes, nëse i ka trajtuar secila qeveri në radhë të gjitha premtimet në mënyrë të barabartë, apo disa premtime për të janë më të rëndësishme se të tjerat? Nëse disa premtime janë më të rëndësishme se të tjerat, si mund ta matim rëndësinë?
Përgjigja në këtë rast nuk është ekonomike.

Programi qeverisës 2017 – 2021, apo qeveria “Rama 2” arriti ta realizojë programin qeverisës deri në nivelin 52%, ndërkohë 48% të programit nuk arriti të përmbushet.
matjen e përmbushjes së programit sipas sektorëve për 444 ditë, shihet se Qeveria “Rama 3” sipas Programit Qeverisës 2021 – 2025 paraqitet si më poshtë:
– Vlerësohen me statusin “Përmbushur” 13 programe (3 programe më shumë se 144 ditë përpara) dhe me peshë sa 16% e programit qeverisës apo 3% më shumë se 300 ditëshi;
– Vlerësohen me statusin “Në progres” apo ka filluar përgatitja për 54 programe (nuk ka ndryshim me 144 ditë përpara), me peshë sa 68% e programit qeverisës;
– Vlerësohen me statusin “Pa përmbushur” apo nuk arrijnë të përmbushen (për shkak të mbarimit të afatit) ose nuk ka asnjë info për fillimin e masave për 12 programe (3 programe më pak se 144 ditë më përpara), me peshë sa 16% e programit qeverisës apo 4% më pak se 300 ditëshi.
Niveli i performancës në 444 ditët e para të qeverisë “Rama 3” kur krahasohet me nivelin e performancës në 300 ditët e para ka një ndryshim pozitiv me 3% më shumë programe të përmbushura dhe 3% më pak programe të papërmbushura.

Ndërkohë, kur më 11 Maj 2023 mbushen 600 ditët e para, shihet se vetëm 19% e programit konsiderohet i përmbushur. Ky është një përmirësim me 6% më shumë se 300 ditët e para.
Niveli 62% i programit shihet se është në progres përmbushje deri në vitin 2025. Edhe ky nivel përmbushje është ulur me 6% krahasuar me 300 ditët e para.
Mbetet 19% e programit të mos jetë përmbushur, pasi kanë kaluar afatet e programuara, apo ende nuk ka asnjë informacion mbi zhvillimin e programit. Ky nivel mospërmbushje është më lart se 300 ditët e para, pasi një pjese të proghramit tashmë i kanë kaluar afatet e përcaktuara në programin qeverisës. Grafiku më poshtë bashkë me sqarimet pasqyrojnë në detaje nivelet e përmbushjes sipas ministrive.
Në analizën e detajuar të përmbushjes së programit të qeverisë “Rama 3” dhe krahasuar me studimin e afër dy vite qeverisje, ekspertët e POLIFAKT vërejnë se situata e performancës së programit sipas ministrive është si vijon:
 Për Ekonominë nga 12 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshire 7 pika në programin qeverisës ( ku një pikë e re në program është shtuar). Nga këto pika të përzgjedhura është përmbushur 1 pikë programore (14% e programit ekonomik). Janë përmbushur pjesërisht duke qenë drejt progresit të përmbushjes 4 pika të programit (57% e programit ekonomik). Ndërkohë nuk janë përmbushur 2 pika programore (29% e programit ekonomik). Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se 4 pikat e papërmbushura të këtij programi ekonomik është mbartur vetëm një pikë dhe 3 pikat e tjera nuk janë mbartur në programin e qeverisë “Rama 3”.
Për Politikat Fiskale nga 10 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshire 7 pika në programin qeverisës. Është përmbushur 1 pikë programore (14% e programit fiskal). Janë përmbushur pjesërisht 5 pika programi qeverisës (71% e programit fiskal). Nuk është përmbushur apo nuk ka asnjë shenjë të provuar realizimi 1 pikë e programit (15% e programit fiskal). Nëse shikojmë mbartjen e programit fiskal të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se nga 5 pikat e pa përmbushura të këtij programi fiskal nuk është mbartur në programin e qeverisë “Rama 3” asnjë pikë.
 Për Bujqësinë nga 5 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshire 8 pika në programin qeverisës ( ku tre pika janë të reja në program është shtuar). Nuk janë përfshirë në programin qeverisës 2 premtime të përmendura gjatë fushatës zgjedhore 2021. Nga pikat e programit janë përmbushur 5 pika programore (63% e programit për bujqësinë). Ndërkohë nuk janë përmbushur 3 pika programore (37% e programit ekonomik). Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se nga 3 pikat e papërmbushura të këtij programi nuk është mbartur asnjë prej tyre në programin e qeverisë “Rama 3”.
– Për Mjedisin dhe Turizmin nga 7 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshire 2 pika në programin qeverisës. Ndërsa, 4 pikat e tjera të programit qeverisës janë pika të reja të papërmendura gjatë fushatës së vitit 2021. Nga programi për mjedisin dhe turizmin është përmbushur 1 pikë programore (17% e programit për mjedisin dhe turizmin). Janë përmbushur pjesërisht 4 pika programi qeverisës (66% e programit fiskal). Nuk është përmbushur apo nuk ka asnjë shenjë të provuar realizimi 1 pikë e programit (17% e programit fiskal). Nëse shikojmë mbartjen e programit fiskal të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se 1 pikë e papërmbushur e këtij programi  nuk është mbartur në programin e qeverisë “Rama 3”.
Për Arsimin, Gruan, Rininë nga 16 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshire 8 pika në programin qeverisës ( ku 4 pika janë të reja në program është shtuar). Nuk janë përfshirë në programin qeverisës 12 premtime të përmendura gjatë fushatës zgjedhore 2021. Nga pikat e programit janë përmbushur 3 pika programore (38% e programit për arsimin). Ndërkohë janë në progres përmbushje 5 pika programore (62% e programit).Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se nga 8 pikat e papërmbushura të këtij programi nuk është mbartur asnjë prej tyre në programin e qeverisë “Rama 3”.
Për Politikat Sociale nga 2 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshirë të 2 pikat në programin qeverisës, si dhe janë shtuar edhe 9 pika janë të reja në programin social. Nga pikat e programit është përmbushur 1 pikë programore (9% e programit social). Janë në progres përmbushje apo priten të përmbushen deri në 8 pika programi (73% e programit social). Nuk janë përmbushur 2 pika programore (18% të programit social).Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se nga 3 pikat e papërmbushura të këtij programi  nuk është mbartur asnjë prej tyre në programin e qeverisë “Rama 3”.
Për Shëndetësinë nga 10 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshire 5 pika në programin qeverisës, si dhe janë shtuar edhe 4 pika janë të reja në programin social. Nuk janë përfshirë në programin qeverisës 5 premtime të përmendura gjatë fushatës zgjedhore 2021. Nga pikat e programit është përmbushur 1 pikë programore (11% e programit për shëndetësinë). Janë në progres përmbushje apo priten të përmbushen deri në 7 pika programi (78% e programit). Nuk është përmbushur ende 1 pikë programore (11% të programit).Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se nga 1 pikë e papërmbushur e këtij programi  nuk është mbartur asnjë prej tyre në programin e qeverisë “Rama 3”.
Për Energjinë nga 9 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshire 3 pika në programin qeverisës dhe dy programe të reja nuk janë pjesë e premtimeve të përmendura gjatë fushatës zgjedhore. Nuk janë përfshirë në programin qeverisës 6 premtime të përmendura gjatë fushatës zgjedhore 2021. Nga pikat e programit janë në progres përmbushje 4 pika programore (80% e programit) dhe nuk është përmbushur ende 1 pikë programore (20% të programit). Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se nga 4 pikat e papërmbushura të këtij programi  nuk është mbartur vetëm një prej tyre në programin e qeverisë “Rama 3”.
Për Infrastrukturën nga 21 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshirë 6 pika në programin qeverisës, si dhe janë shtuar edhe 2 pika janë të reja në programin social. Nga pikat e programit janë përmbushur 2 pika programore (25% e programit). Janë në progres përmbushje apo priten të përmbushen deri në 3 pika programi (37% e programit social). Nuk janë përmbushur 3 pika programore (38% të programit). Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se nga 7 pikat e papërmbushura të këtij programi  nuk është mbartur asnjë prej tyre në programin e qeverisë “Rama 3”.
Për Kulturën, Digjitalizimin dhe Politikanga 9 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshire 4 pika në programin qeverisës. Ndërsa, 5 premtimet e tjera nuk u përfshinë në programin qeverisës. Janë shtuar 6 pika të reja të papërmendura gjatë fushatës së vitit 2021 ashtu si paraqiten në  program.
Nga programi për kulturën dhe digjitalizimin janë përmbushur 2 pikë programore (20% e programit). Janë përmbushur pjesërisht 6 pika programi qeverisës (60% e programit fiskal). Nuk ka pika të papërmbushura.
Nga programi për politikat në drejtësi dhe pronë është në progres për tu përmbushur 1 pikë programore (10% e programit). Nuk është përmbushur apo nuk ka asnjë shenjë të provuar realizimi për 1 pikë e programit (10% e programit). Nëse shikojmë mbartjen e programit fiskal të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se nga 2 pika te papërmbushura te këtyre programeve  nuk është mbartur në programin e qeverisë “Rama 3”.
Për Politikën e Jashtme nga 1 premtim në fushatën zgjedhore është përfshire si pikë në programin qeverisës, si dhe janë shtuar edhe 2 pika janë të reja në programin e politikës së jashtme. Nga pikat e programit nuk është përmbushur asnjë pikë programore. Janë në progres përmbushje apo priten të përmbushen deri në 3 pika programi (100% e programit). Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se nga nuk ka patur asnjë pikë të papërmbushur te këtij programi  për tu mbartur në programin e qeverisë “Rama 3”.

Ndërkohë, në përmbledhjen e premtimeve të bëra nga partitë kryesore politike në fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021, nga matjet e kryera sipas metodologjisë na rezulton një situatë e përmbledhur sektoriale si më poshtë.
Nga 307 premtime gjithsej të tre partive kryesore, vlerësohet se vetëm 24% u konsideruan si të besueshme. Ndërkohë, 27% e premtimeve janë të pamatshme dhe nuk u arrit dot të kuptohet realizimi i tyre në praktikë, ndërsa 49% e premtimeve u konsideruan si pak të besueshme për tu realizuar nga partitë nëse do të arrinin të qeverisnin.
Sipas secilës parti kryesore ju mund ti shikoni më poshtë:
Nga 104 premtime zgjedhore në 2021 të PS (partia qeverisëse), vlerësohen se:
– 32 premtime janë të besueshme se mund të realizohen (31% e premtimeve),
– 47 premtime janë pak të besueshme se mund të realizohen (45% e premtimeve)
– 25 premtime janë të pamatshme dhe nuk mundet dot të përcaktohet realizimi (24% e premtimeve).
Me të drejtë, premtimet e pamatshme konsiderohen edhe si firo që në këtë rast është shumë e lartë, për një parti politike bazuar te përgjegjshmëria.
Të detajuara sipas sektorëve këto vlerësime mund ti shikoni më poshtë, apo direkt te polifakt.

– Nga 12 premtime ekonomike të PS, 2 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 6 premtime janë pak të besueshme. Ndërkohë, 4 premtime janë ta pamatshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 6 premtime më shumë.
– Nga 10 premtime të politikës fiskale dhe buxhetore të PS, 3 premtime vlerësohen si të besueshme, 6 premtime janë pak të besueshme. Ndërsa 1 premtim konsiderohet si i pamatshëm. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 1 premtim më pak.
– Nga 5 premtime për Bujqësinë të PS, 2 premtime vlerësohen si të besueshme, si dhe po 2 premtime janë pak të besueshme. Ndërkohë, 1 premtim është i pamatshëm. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 3 premtime më pak.
– Nga 7 premtime për Mjedisin dhe Turizmin të PS, 6 premtime janë të besueshme, 2 premtime pak të besueshme, ndërsa 3 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që, në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 4 premtime më shumë.
– Nga 16 premtime për Arsimin, Gruan, Rininë të PS, 4 premtime vlerësohen si të besueshme, por 10 premtime janë pak të besueshme. Ndërkohë, 2 premtime konsiderohen të pamatshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 3 premtime më pak.
– Nga 2 premtime për Politikat Sociale të PS, 1 premtim vlerësohet si i besueshëm, ndërkohë 1 premtim konsiderohet i pamatshëm. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 5 premtime më pak.
– Nga 10 premtime për Shëndetësinë të PS, 3 premtime janë të besueshme. Ndërkohë që, 4 premtime vlerësohen si pak të besueshme. Ndërsa 3 premtime konsiderohen si të pamatshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 4 premtime më shumë.
– Nga 9 premtime për Kulturën, Digjtitalizimin dhe Politikat të PS, 2 premtime janë të besueshme. Ndërkohë që, 6 premtime vlerësohen si pak të besueshme. Ndërsa 1 premtim konsiderohen si i pamatshëm. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 6 premtime më shumë.
– Nga 9 premtime për Energjinë të PS, 3 premtime vlerësohen si të besueshme, 3 premtime janë pak të besueshme. Ndërkohë, 3 premtime konsiderohen të pamatshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 4 premtime më shumë.
– Nga 21 premtime për Infrastrukturën të PS, 6 premtime vlerësohen si të besueshme, 10 premtime konsiderohen si pak të besueshme. Ndërsa 5 premtime vlerësohen si të pamatshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 11 premtime më shumë.
– Nga 1 premtim për Politikën e Jashtme të PS, konsiderohet si i pamatshëm. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 1 premtim më shumë.

Nga 128 premtime zgjedhore në 2021 të PD (parti opozitare), vlerësohen se:
– 23 premtime janë të besueshme se mund të realizohen (18% e premtimeve),
– 72 premtime janë pak të besueshme se mund të realizohen (56% e premtimeve)
– 33 premtime janë të pamatshme dhe nuk mundet dot të përcaktohet realizimi (26% e premtimeve).
Edhe në këtë rast, premtimet e pamatshme janë firo shumë e lartë, për një parti politike bazuar te përgjegjshmëria.
Të detajuara sipas sektorëve këto vlerësime mund ti shikoni më poshtë, apo direkt te polifakt.

– Nga 13 premtime ekonomike prej PD, 2 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 1 premtim konsiderohet si i pamatshëm. Ndërkohë që 7 premtime janë pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 10 premtime më shumë.
– Nga 16 premtime të politikës fiskale dhe buxhetore prej PD, 1 premtim vlerësohet si i besueshëm, ndërsa 5 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që 10 premtime janë pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 6 premtime më shumë.
– Nga 10 premtime për Bujqësinë prej PD, 2 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 1 premtim konsiderohet si i pamatshëm. Ndërkohë që 5 premtime janë pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 4 premtime më shumë.
– Nga 8 premtime për Mjedisin dhe Turizmin prej PD, 1 premtim vlerësohet si i besueshëm, ndërsa 5 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që 10 premtime janë pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 7 premtime më shumë.
– Nga 18 premtime për Arsimin, Gruan, Rininëë të PD, 3 premtime vlerësohen si të besueshme, por 10 premtime janë pak të besueshme. Ndërkohë, 5 premtime konsiderohen të pamatshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 11 premtime më pak.
– Nga 11 premtime për Politikat Sociale të PD, 3 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërkohë, 8 premtime konsiderohen si pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 8 premtime më shumë.
– Nga 9 premtime për Shëndetësinë të PD, 2 premtime janë të besueshme, ndërsa 3 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që, 4 premtime vlerësohen si pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 8 premtime më shumë.
– Nga 34 premtime për Politikat dhe Administrative të PD, 9 premtime janë të besueshme, ndërsa 11 premtime konsiderohen si të pamatshëm. Ndërkohë që, 14 premtime vlerësohen si pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 18 premtime më shumë.
Nga 3 premtime për Energjinë të PD, 3 premtime konsiderohen si pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 1 premtim më shumë.
Nga 3 premtime për Infrastrukturën të PD, 3 premtime janë pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 1 premtim më shumë.
– Nga 6 premtime për Politikën e Jashtme të PD, 4 premtime janë të besueshme, ndërsa 2 premtime konsiderohen si të pamatshëm. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 6 premtime më shumë.

Nga 75 premtime zgjedhore në 2021 të LSI (parti që kaloi në opozitë), vlerësohen se:
– 18 premtime janë të besueshme se mund të realizohen (24% e premtimeve),
– 34 premtime janë pak të besueshme se mund të realizohen (45% e premtimeve)
– 23 premtime janë të pamatshme dhe nuk mundet dot të përcaktohet realizimi (31% e premtimeve).
Në këtë rast, premtimet e pamatshme janë me firo edhe më të lartë, se rastet e premtimeve të pamatshme të dy partive politike më të mëdha.
Të detajuara sipas sektorëve këto vlerësime mund ti shikoni më poshtë, apo direkt te polifakt

– Nga 13 premtime ekonomikee të LSI, 2 premtime vlerësohen si të besueshme, 4 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë, 7 premtime janë pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 6 premtime më shumë.
– Nga 13 premtime të politikës fiskale dhe buxhetore të LSI,  1 premtim vlerësohet si i besueshëm, ndërsa 7 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë, 5 premtime janë pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se janë në të njëjtat numra.
– Nga 7 premtime për Bujqësinë  të LSI, 2 premtime vlerësohen si të besueshme, 3 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë, 2 premtime janë pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 3 premtime më pak.
– Nga 2 premtime për Mjedisin dhe Turizmin  të LSI,  1 premtim konsiderohet si i pamatshëm. Ndërkohë, 1 premtim vlerësohet pak i besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 2 premtime më pak.
– Nga 18 premtime për Arsimin, Gruan, Rininë të LSI, 4 premtime vlerësohen si të besueshme, 9 premtime janë pak të besueshme. Ndërkohë, 5 premtime konsiderohen të pamatshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 16 premtime më shumë.
– Nga 4 premtime për Politikat Sociale të LSI, 1 premtim vlerësohet si i besueshëm, ndërkohë 2 premtime konsiderohen si pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 4 premtime më shumë.
– Nga 3 premtime për Shëndetësinë të LSI, 3 premtime janë të besueshme, ndërsa 2 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që, 2 premtime vlerësohen si pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 1 premtim më shumë.
– Nga 5 premtime për Administrimin dhe Politikat të LSI, 1 premtim është i besueshëm, ndërsa 1 premtim konsiderohen si i pamatshëm. Ndërkohë që, 6 premtime vlerësohen si pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 4 premtime më shumë.
– Nga 2 premtime për Energjinë  të LSI, të 2 premtimet vlerësohen si të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 1 premtim më shumë.
– Nga 1 premtim për Infrastrukturë  të LSI, ai vlerësohet si i besueshëm. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 nuk ka ndryshim.
– Nga 1 premtim për Politikën e Jashtme  të LSI, 1 premtim është i besueshëm. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 1 premtim më shumë.
Por, mbetet mjaft i vërtetë niveli i konstatuar i mungesës së përgjegjshmërisë, në rastin kur konstatojmë nga matjet e kryera se sa është realisht niveli i përmbushjes së qeverisë për 600 ditët e para, bazuar te premtimet e partisë socialiste, në 2021

 

[1] https://polifakt.al/wp-content/uploads/2021/10/Pergjegjshmeria-financiare-e-Programit-qeverises-Rama-3-sipas-premtimeve-elektorale-E.pdf, faqe 61

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *