POLIFAKTRRETH NESH

Kush jemi ne?

POLIFAKT.al është një ekip i vogël ekspertësh nga sektorë të ndryshëm, të cilët bëjnë verifikimin e pjesës më të madhe të premtimeve politike dhe i bëjnë ato prezente për qytetarët.

POLIFAKT.al është pjesë e pronësisë intelektuale të organizatës jofitimprurëse “Qendra ALTAX”. Kjo pronësi lejon që POLIFAKT.al të funksionojë plotësisht, si një organizatë kombëtare jofitimprurëse.

POLIFAKT.AL është një platformë monitorimi e krijuar për të ndihmuar qytetarët të gjurmojnë premtimet dhe programet qeveritare, për të cilat interesohen dhe ta përdorin atë informacion për të kuptuar dhe mbështetur ndryshimin me qeverinë qendrore dhe lokale, institucionet ose shtypin.

Që nga marsi i vitit 2021, POLIFAKT.al është përqendruar në kontrollimin e fakteve duke parë deklarata specifike të bëra nga politikanët dhe duke i vlerësuar ato për saktësinë.

Arsyeja që ne i publikojmë është t’u japim qytetarëve informacionin që u nevojitet për të qenë pjesë e qeverisjes direkte në demokraci.

Puna bazohet kryesisht në rrjetin e ekspertëve që janë të lidhur me ALTAX dhe premtimet janë të organizuara bazuar në tematikat e jetës dhe qeverisjes.

Çfarë bëjmë ne?

POLIFAKT.AL nuk është një platformë e mbledhjes së të dhënave apo për lajme. Kjo iniciativë është një proces qytetar i shoqërisë civile, i krijuar për të komunikuar me grupet e interesit për të diskutuar tema kritike për komunitetet e tyre, për të mbledhur informacione vepruese për t’i kuptuar më mirë ato çështje, si dhe për t’u përfshirë në dialog me aktorët politikë qendrorë dhe lokalë në mënyrë që të zhvillojnë zgjedhje bazuar mbi premtime korrekte, transparente, të besueshme dhe të matshme në funksion të interesit të publikut.

Kontrolli i fakteve për deklaratat dhe premtimet e politikës është thelbi i POLIFAKT.al. Parimet tona thelbësore janë pavarësia, transparenca, drejtësia, raportimi i plotë dhe shkrimet e qarta.
Që prej fillimit tonë në Mars 2021, ne kemi marrë shumë pyetje në lidhje me mënyrën se si zgjedhim faktet për të kontrolluar, si qëndrojmë në pozita jopartiake, si shkojmë në lidhje me kontrollimin e fakteve dhe tema të tjera. Kjo qasje përpiqet t’u përgjigjet atyre pyetjeve dhe shumë më tepër.

POLIFAKT.al filloi si një projekt gjatë vitit zgjedhor 2021. Materialet, të dhënat dhe përmbajtja e uebit është realizuar si pjesë e projektit “Përgjegjshmëria financiare e premtimeve të politikanëve në Shqipëri, 2009-2017” të mbështetur financiarisht nga  Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të zotëruesve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Që në fillim, POLIFAKT.al u përqëndrua në shikimin e deklaratave specifike të bëra nga politikanët përgjatë zgjedhjeve politike 2009, 2013 dhe 2017 dhe vlerësimin e tyre për saktësinë e referencës dhe përmbushjes.

POLIFAKT.al asistohet nga profesionistë të sektorëve të ndryshëm dhe gazetarë, që përbëjnë ekipin e plotë.

Prezenca te platformat e mediave sociale

POLIFAKT.al ka marëdhënie bashkëpunimi me gazetarë të medias, ekonomistë, ekspertë të taksave, juristë, inxhinierë, mjekë, profesorë, etj.,si dhe çdo profesionist të interesuar për të ndihmuar në dhënien e fakteve dhe ngadalësimin e përhapjes së dezinformatave në internet. Vullnetarët e POLIFAKT.al shqyrtojnë postimet dhe ofrojnë komente në mediat sociale në lidhje me saktësinë e pretendimeve të bëra në postime.

Financimi jonë

Pas lancimit të portalit, POLIFAKT.al do të mbështetet kryesisht në mbështetjen financiare nga Qendra ALTAX dhe nga donacionet dhe projektet e ndryshme.

POLIFAKT.al nuk pranon donacione nga burime anonime, parti politike, zyrtarë të zgjedhur ose kandidatë që kërkojnë funksione publike, ose ndonjë burim tjetër që ne do ta konsideronim konflikt interesi.
POLIFAKT.al nuk u jep donatorëve, reklamuesve ose atyre që e ndihmojnë financiarisht ndonjë ndikim mbi përmbajtjen ose vlerësimet e veta.
Kontratat tona dhe marrëveshjet e financimeve kanë klauzola që pohojnë pavarësinë tonë.
Vendimet mbi mbulimin, cilat fakte duhet të kontrollohen dhe vlerësimet përcaktohen vetëm nga bordi i POLIFAKT.al.

Etika dhe rregullat tona

POLIFAKT.al kërkon të paraqesë faktet e vërteta, të paprekura nga axhenda politike ose paragjykimet.

Rrjeti ynë i ekspertëve lë mënjanë mendimet e tyre ndërsa punojnë për të mbështetur parimet e pavarësisë dhe drejtësisë.

Si pjesë e kësaj përpjekjeje, ekspertët e POLIFAKT.al shmangin shprehjen publike të mendimit politik dhe përfshirjen e publikut në procesin politik. Ne nuk japim kontribute politike ose punojmë në fushata.

Ne nuk nënshkruajmë peticione në internet, apo nuk marrim pjesë në marshime politike. Ne shmangim shprehjen e pikëpamjeve politike të anshme në mediat sociale. Ne ndajmë histori të lajmeve dhe analiza te fakteve, por kujdesemi që të mos shihemi si mbështetës ose kundërshtues të një figure apo pozite politike.

Ne shmangim komentet denigruese. Ne mund të marrim pjesë në procesin politik si votues, sepse gjithashtu kemi përgjegjësi si qytetarë. Por, ne i mbajmë votat tona për vete si një çështje parimore.

Qëllimi ynë është të jemi mendjehapur në të gjithë punën tonë.Kjo politikë vlen për personelin me kohë të plotë, korrespondentët dhe praktikantët. Ne shmangim të bëjmë gjithçka që komprometon POLIFAKT.al, ose aftësinë tonë për të bërë punët tona me pavarësidhe drejtësi.