Programi i PD për Rininë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prezantoi sot programin për rininë, që e cilësoi si “një plan të sigurt dhe konkret që do të shpëtojë një brez të tërë të të rinjve shqiptarë”.
Basha tregoi shtyllat kryesore të programit për rininë: “Ne do të zgjidhim çështjen e papunësisë: nuk mund të lejojmë që rinia jonë të rrijë në shtëpi, pa as edhe një shpresë për punësim. Kjo nis që me shkollat, ku ata do marrin më shumë mundësi arsimimi dhe mbaron me krijimin e më shumë vendeve të punës në ekonomi për ta.
Do të ulim emigrimin e rinisë. E thashë edhe më parë, do ta them përsëri: po humbim një brez të tërë. Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes këtë.Do të rrisim cilësinë e arsimit: në planin e arsimit që prezantuam fola për rëndësinë që ka arsimi. Ky është thelbi. Pasi t’u kemi dhënë më shumë mundësi të rinjve përmes sistemit arsimor, ata do të kenë më shumë besim dhe mundësi për të ardhmen e tyre këtu.
Nxitja e Inovacionit. Ne do ta vendosim inovacionin në krye të listës së përparësive. Ne duhet t’u japim të rinjve të gjitha mundësitë që meritojnë për t’ia dalë në jetë.
Rinia do të jetë e para