Programi ekonomik i LSI me gazetarët

5 Shkurt, 20210

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka diskutuar programin ekonomik të Lëvizjes Socialiste për Integrim në emisionin “Open”. Ajo shprehet se taksat e larta, monopolet dhe mungesa e investimeve e kanëbyt mur ekonominë. Që shqiptarët të kenë më shumë para në xhep, sipas zonjës Kryemadhi programi i LSI, parashikon rimburisim të 5% të vlerës së faturës për çdo blerje.

“Taksat e larta, monopolet mungesa e investimeve e kanë mbytur ekonominë. Largimet nga vendi ndodhin sepse rinia nuk sheh mundësinë e punësimit në Shqipëri.Plani ynë synon të ulë taksat për gjithë shqiptarët dhe të nxisë mundësitë për biznes, investim dhe punësim.Kemi rënë dakord me partnerët në opozitë për taksën e sheshtë 9%, por do të përjashtojmë nga çdo taksë ata me të ardhura deri në 35 mijë lekë në muaj.Ekonomia duhet formalizuar që të gjithë të jemi të barabartë.
Me programin tonë të rimbursimit, të 5% të çdo blerje me faturë, me përjashtim të shpenzimeve që kryhen në entet publike, do të krijojmë mundësinë të formalizojmë konsumin dhe ti krijojmë familjeve një pagë shtesë në fund të cdo viti.
Ky formalizim në partneritet me biznesin do të sjellë një vlerë të shtuar në buxhetin e shtetit që do të krijojë mirëqenie”, thotë  Kryetarja e LSI-së Kryemadhi.
Programi i LSI, Monika Kryemadhi me gazetarët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *