Premtimi i PS për investimin në Portin e Durrësit dhe ndjekja e procedurës ligjore
Porti i Durrësit me investimin prej 2 miliardë Euro pas marrëveshjes së bashkëpunimit me Qeverinë e Emirateve të Bashkuara, do të kthehet në marinën më të madhe të Mesdheut[1]
Baza Ligjore për investimet strategjike[1] përbëhet nga:
– Ligji Nr. 55/2015, i ndryshuar “PËR INVESTIMET STRATEGJIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, ku Neni 8 përcakton edhe sektorët strategjikë.
– VKM Nr. 1023, datë 16.12.2015 “PËR NËNSEKTORËT STRATEGJIKË DHE ZONAT ME PËRPARËSI ZHVILLIMI”[2], ku germa b., pika 3 i përfshin si objekte për tu përfshirë në investime strategjike portet detare, ku specifikisht përfshihet “nënsektori i transportit detar përfshin investimet strategjike në lidhje me ndërtimin, mirëmbajtjen, administrimin e porteve detare, zonave portuale dhe marinave, si dhe ofrimin e shërbimeve të transportit detar të mallrave dhe pasagjerëve” (Neni 8 i Ligjit).
Hapat ligjorë që duhet të ndiqen
– VKM Nr. 1024, datë 16.12.2015 “PËR MIRATIMIN E PROJEKTEVE ME STATUSIN “PROJEKT ME POTENCIAL STRATEGJIK”[3], ku sipas pjesës II, përcaktohen edhe procedurat administrative për përfitimin e statusit “Projekt me potencial strategjik” (neni 9 i Ligjit).- VKM Nr. 1026, datë 16.12.2015 “PËR VLERËSIMIN E DOKUMENTACIONIT TË INVESTIMEVE STRATEGJIKE”, ku pjesa II ngarkon Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) të fillojë vlerësimet paraprake (Neni 13 i Ligjit). NUK KA INFO
– VKM Nr. 1027, datë 16.12.2015 “PËR TARIFAT E SHËRBIMEVE PËR INVESTIMET STRATEGJIKE”, ku përcaktohet detyrimi për pagesën e kësaj tarife që kryhet nga subjekti i interesuar për fillimin e kryerjes së procedurave (Neni 16 i Ligjit). NUK KA INFO
– VKM Nr.1029, datë 16.12.2015 “PËR BASHKËPUNIMIN NDËRINSTITUCIONAL NË PROCEDURAT E INVESTIMEVE STRATEGJIKE”, i jep të drejtën AIDA për të komunikuar me institucionet nëse I nevojiten të dhëna dhe informacione që kërkojnë vlerësim të thelluar të propozimit të investitorit (Neni 12 i Ligjit). NUK KA INFO
– VKM Nr. 1030, datë 16.12.2015 “PËR ORGANIZIMIN DHE FORMËN E PJESËMARRJES SË SHTETIT NË INVESTIMET STRATEGJIKE DHE RREGULLAT PËR KRIJIMIN, FUNKSIONIMIN E ADMINISTRIMIN E FONDIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME PËR MBËSHTETJEN E INVESTIMEVE STRATEGJIKE”, ku veprohet sipas Neneve 30 dhe 31 të Ligjit dhe përfshihet si autoritet kopetent pas AIDA për shqyrtimin e gjithë propozimit te Këshilli i Investimeve Strategjike (KIS) etj. NUK KA INFO
Komenti pas verifikimit të hapave proceduralë
Nga kërkimet në bazat e të dhënave online të institucioneve që përfshihen në detyrimet ligjore për të shqyrtuar, verifikuar dhe propozuar dhënien e statusit SI INVESTITTOR STRATEGJIK nuk ka gjurmë të regjistruara se ky premtim konkret (përveç Marrëveshjes mes shteteve) ka filluar procesin ligjor.
[1] https://www.aida.gov.al/sq/investimet-strategjike/baza-ligjore-per-investimet-strategjike[2]http://planifikimi.gov.al/index.php?eID=dumpFile&t=f&f=5958&token=d8c693ddf0f1dff6faf413a7ebc78a520595c2c8 (kreu IV)[3]http://planifikimi.gov.al/index.php?eID=dumpFile&t=f&f=5546&token=696fa665559c35af916463cb508c6bf1d9ff0152[1] https://qbz.gov.al/eli/fz/2021/3/6531eb82-4b24-4ea3-9d84-081dac73b9c4;q=emirate (Neni 6)