PD program me 11 pika për arsimin
Kryedemokrati Basha tha se asnjë mësues nuk do të marrë më pak se 700 euro më muaj pagë, pedagogë 900 euro në muaj dhe 1300 për profesorët. Basha premtoi edhe praktika pune të paguara për studentët që bëjnë kërkime shkencore , ndërsa kush i ri dëshiron të marrë një profesion do ta mësojë atë gjatë periudhës së arsimit të mesëm.
Gjithashtu Basha tha se do të ofrojë 40 mln dollarë investime në arsimin e lartë duke sjellë dixhitalizimin e tyre, ndërsa tha se brenda 4 viteve, çdo familje do të ketë të paktën 1 tabletë, laptop ose kompjuter në shtëpi.Më herët partia Demokratike ka prezantuar alternativën e saj për ekonominë dhe shëndetësinë. Për këtë të fundit Basha u takua mëngjesin e kësaj të mërkure me farmacistë dhe pacientë, ku akuzoi se cilësia e cilësia e barnave ka marrë goditje, duke hapur tregun për barna të pacertifikuara.
Programi me 11 pika për Arsimin i PD-së