Kur demokracia takon matematikën

20/01/20260

Si mund të riformësojë arenën politike reduktimi i parlamentit shqiptar?

Në thelb, ideja për të zvogëluar numrin e deputetëve nga 140 në 100 për zgjedhjet e 2029‑ës nuk është vetëm një “shkurtim”, por një transformim i skemës zgjedhore që ka pasoja të thella politike për pluralizmin, përpartitë e vogla, balancën midis mazhorancës dhe opozitës dhe për mënyrën se si qytetarët ndjejnë që përfaqësohen realisht në Kuvend.
Ajo që do të ndodhë në Shqipëri mund të kuptohet më qartë kur e krahasojmë me shembuj konkretë në vende të tjera , veçanërisht Italinë (edhe pse ngjashmeria eshte vetem afersia gjeografik), ku një reformë e ngjashme ka qenë në fuqi dhe ka nxitur debate të fuqishme mbi efektet reale mbi përfaqësimin e zgjedhësve dhe stabilitetin politik.
Në Shqipëri, sistemi aktual është proporcional me 12 zona zgjedhore, ku numri i mandateve për zonë ndryshon sipas popullsisë. Kjo ndarje, edhe pse e ndërtuar për të ruajtur balancën mes zonave urbane dhe periferi, sjell anomali në peshën e votës dhe perceptime për pabarazi në përfaqësim.
Propozimi për 100 deputetë shitet si mjet për të rritur efikasitetin dhe kursyer para, por në praktikë ndryshon matematikën e përzgjedhjes së përfaqësuesve, veçanërisht atë që përjetojnë partitë e vogla dhe votuesit që nuk i përkasin “dy forcave të mëdha”.

Rastet e ngjashme të Gjerogjisë dhe Moldavisë
Në prag të revolucionit të famshëm të vitit 2003, Gjeorgjia mbajti një referendum kushtetues për të ulur numrin e deputetëve nga 235 në 150, ku rreth 90% votuan “po”. Reforma u implementua në zgjedhjet e vitit 2008. Ajo u përdor në një kohë të tensionuar politikisht, ku debati mbi legjitimitetin e qeverisjes ishte i ndezur dhe pjesë e një narrativi për transformim demokratik. Formalizimi i referendumin dha legjitimitet, por efekti real politik ngriti argumente se ndryshimet strukturore shërbyen për konsolidim pushteti në momente jostabiliteti, një dinamikë që nuk është e panjohur edhe në Shqipëri.

Në një referendum të vitit 2019, votuesit në Moldavi miratuan reduktimin e parlamentit nga 101 në 61 deputetë dhe lehtësimin e ricall-it të deputetëve. Megjithëse rezultati u interpretua si dëshirë për më shumë përgjegjshmëri, procesi nuk u shoqërua me analizë të plotë të ndikimit afatgjatë mbi ekuilibrat politikë dhe përfaqësimin e pakicave. Debati u përqendrua mbi efikasitetin e parlamentit dhe shpenzimet, jo mbi pluralizmin, duke treguar se edhe me mbështetje popullore, reforma krijoi kërcënime për përfaqësimin e diversitetit politik.

Shembujt e Gjeorgjisë dhe Moldavisë treguan se ulja e numrit të deputetëve nuk është thjesht një çështje teknike apo kursimi efikasiteti. Ajo mund të kthehet në një mjet të fuqishëm politik. Por, kur mazhorancat e forta përdorin këtë instrument, ajo shërben për konsolidimin e pushtetit, duke ngushtuar hapësirën për partitë e vogla dhe duke ulur pluralizmin.
Ja pse nevojitet menaxhim i kujdesshëm i pragjeve, zonave zgjedhore dhe ndarjes së mandateve, pasi vota qytetare dhe përfaqësimi i drejtë i grupeve të vogla rrezikohen, ndërsa balancat ekzistuese politike deformohen. Për më tepër, mungesa e një debati gjithëpërfshirës rrit shanset që reforma të favorizojë forcat e mëdha dhe të minojë pluralizmin.

Po Italia, çfarë ndodhi atje?
Italia ishte një nga rastet më të dukshme në Evropë në vitet e fundit, ku qytetarët vendosën për reduktimin e numrit të ligjvënësve. Në një referendum kushtetues në vitin 2020, mbi 67% e votuesve mbështetën idenë për të ulur numrin e deputetëve dhe senatorëve, duke ulur parlamentin nga 945 në 600 ligjvënës.
Argumentet kryesore pro ishin:

  • Rritja e efikasitetit dhe përqendrim i ligjvënies në më pak njerëz.
  • Kursimi i fondeve dhe “përmirësim i imazhit” të politikës.
  • Krahasimi me standardet e vendeve të tjera evropiane që kanë parlament më “kompakt”.

Por realiteti politik pas reformës tregoi se debati vazhdon ende edhe 6 vite më vonë mbi efektet e vërteta të ndryshimit dhe si përmasa, në disa raste ka zvogëluar pluralizmin dhe ka forcuar tendencat drejt polarizimit dhe dominimit të partive të mëdha.Disa analistë kanë vënë në dukje se reformat zgjedhore shpesh sjellin efekte të papritura , ndonjëherë edhe të kundërta nga ato që ishin synimi fillestar, duke rritur fragmentimin në mënyra të tjera ose duke krijuar sistem mashtrimi teknike kundër përfaqësimit të vogël.
Kjo tregon se shkurtimet e mandateve nuk janë zgjidhje afrofe, por mënyra si ato ndërthuren me pragjet, zonat dhe metodat e ndarjes së mandateve përcakton efektin real.
Në sistemet proporcionale, mënyra e ndarjes së mandateve ka efekte të matshme për partitë e vogla. Mjafton të studiosh metoda të ndryshme, për të nxjerrë thelbin edhe në mungesë të ekspertizës nga përvoja në këtë diskutim.
Në fakt, Metoda d’Hondt, e përdorur në Shqipëri ka natyrë të favorizojë partitë më të mëdha në zona me magnetude të vogël (pak mandate) ,domethënë s’ka vetëm pragun formal, por edhe struktura e zonave krijon “prag efektiv” që në praktikë e bën më të vështirë për partitë e vogla të fitojnë vende në parlament.
Pragjet formale (p.sh., 3% për parti, 5% për koalicione) e amplifikojnë këtë efekt. Kur kombinohen me ulje të numrit të deputetëve, një parti që në një parlament 140 vendesh mund të merrte 4–6 mandate, në një me 100 vendesh mund të mos arrijë fare pragun e tyre për të hyrë në Kuvend në qarqe me pak mandate.
Në Shqipëri, sondazhet tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e votave shkojnë për parti të vogla ose të reja, shpesh rreth 10–15% të aleancave apo partive që nuk janë PS apo PD, vota që në një sistem të reduktuar dhe rang me pragje mund të mbeten të pavlefshme për përfaqësim real.
Sistemet me një zonë kombëtare të vetme shpesh bëjnë numërimin më proporcional, duke u fokusuar te përqindjet kombëtare të votave, më shumë se te rezultatet në zona të vogla. Kjo mund të lehtësojë hyrjen e partive të vogla në parlament edhe kur numri i përgjithshëm i mandateve ulet.
Por nëse Shqipëria do të ruajë 12 zona zgjedhore, por me më pak mandate për secilën, efekti do të jetë i kundërt: një zonë ku sot mund të kërkojë ~ 10% të votave për një mandat, me 100 deputetë mund të kërkojë shumë më shumë më tepër, duke bërë që vota për partitë e vogla shpesh të mos prodhojë mandat real.

Ndërthurja me realitetin shqiptar
Në kontekstin shqiptar, ku mes mazhorancës PS dhe opozitës PD ka pasur dominim të fortë, çdo ndryshim teknik i sistemit zgjedhor ka pasoja të mëdha politike.
Nëse partitë e vogla ndihmohen, ato mund të zgjerojnë hapësirë të debatit publik dhe të shtyjnë temat e tyre.Nëse ato pengohen nga një sistem me zona të vogla, pragje të larta dhe pak mandate, pasojat do të jenë më shumë një skenë bipolare me dy forca kryesore, ku hapsira politike e papërfaqësuar rritet.Kjo lëvizje mund të forcojë pozicionin e mazhorancës aktuale, por shkon kundër idesë së një forumi përfaqësues që reflekton shqetësimet e një spektër më të gjerë votuesish.
Në fund, ajo që ndodh në Shqipëri nuk është vetëm një ndryshim i numrit të vendeve në Kuvend. Mendojmë se është një fryrje e skemës zgjedhore që kërkon balancë midis tre gjërave, të tilla si: efikasitetit dhe racionalizimit institucional, përfaqësimit plural demokratik dhe stabilitetit dhe qeverisjes së qendrueshme.
Shembujt ndërkombëtarë, veçanërisht Italia, tregojnë se reduktimet e mandateve shpesh kanë pasoja të paqarta, nga stabiliteti politiko‑institucional deri tek reduktimi i zërit të minoriteteve politike dhe forcimi i fronteve të mëdha partiake.
Nëse reduktimi i 140 deputetëve në 100 vjen pa reflektim të thellë mbi kombinimin e pragjeve, zonave dhe metodave të ndarjes së mandateve, efekti mund të jetë jo vetëm ristrukturim institucional, por edhe ristrukturim i ekuilibrave politikë në Shqipëri, një transformim që mund të jetë më shumë politik sesa teknokratik. Në këtë kuptim, reduktimi i mandateve edhe kur duket një ndryshim teknokratik, mund të ketë pasoja të mëdha politike. Arsyeja kryesore është se duhen masa shoqëruese për pluralizmin dhe përfaqësimin e barabartë, pasi kjo qasje mund të konsiderohet si reformë. Propozime të tjera ndryshe nga kjo qasje janë por një instrument që mund të sfidojë dhe riformësojë balancat politike ekzistuese, një paralajmërim i qartë në 2026 për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *