Investime për zonën muzeale, ekoparku Porto-Romano dhe investimet në Portin e Durrësit
Restaurimi i mureve ka nisur në kuadrin e projektit të adresimit të pasojave të tërmetit nga BE dhe jemi në një fazë të avancuar të projektit të amfiteatrit dhe lagjen përreth, ku janë një numër jo i vogël godinash që i shohim si një aset shumë i vlefshëm në funksion të kthimit të asaj lagjeje në një lagje historike e turistike, siç kemi bërë në Korçë apo në Vlorë. Po ashtu, me muzealizimin e Torres, përfundimin e Velierës dhe me fillimin e investimit të madh të portit të Durrësit, ku do të ndodhë një spostim nga të gjitha pikëpamjet, ai i largimit të portit tregtar nga zemra e qytetit, si dhe me projektin që po punojmë së bashku me bashkinë për shëtitoren, për lungomaren e re që do të përshkojë plazhin e do t’u vijë në ndihmë të gjithë operatorëve, jam i bindur se krijojmë një platformë të re zhvillimi për sa i përket turizmit në radhë të parë.
Ndërtimi i parkut turistik të Durrësit
Projekt për Amfiteatrin
Muzealizimi i Torres
Përfundimi i ndërtimit të Velieras
Ekoparku në Porto Romano
Parku voltaik në Spitallë
Premtim për Infrastrukturën, turizmin, energjinë dhe artin