Indeksi Fizibilitetit për 100 ditët e para të Programit Qeverisës 2025–2029 dhe

26/12/20250

Polifakt publikon sot raportin e parë të monitorimit dhe vlerësimit të Programit Qeverisës 2025–2029, duke përfshirë periudhën 18 Shtator – 26 Dhjetor 2025. Raporti synon të japë një pasqyrë të qartë dhe të pavarur mbi avancimin e objektivave qeverisë, sfidat e identifikuara dhe rreziqet kryesore për zbatimin e tyre.
Pikat kryesore të raportit:

  • Integrimi Europian & Qeverisja: Shqipëria shënon progres të dukshëm në hapjen e kapitujve të negociatave me BE-në dhe harmonizimin ligjor, duke arritur rekorde historike në disa fusha. Megjithatë, digjitalizimi i administratës dhe kapaciteti institucional mbeten sfida, sidomos pas skandaleve të lidhura me tenderat në AKSHI.

  • Ekonomia, Biznesi & Infrastrukturë: Stabiliteti fiskal është ruajtur, me deficit të ulët dhe ulje graduale të borxhit, ndërsa turizmi regjistron rekorde të reja. Sektori i infrastrukturës paraqet rreziqe fiskale dhe reputacionale, duke kërkuar transparencë dhe monitorim të përmirësuar.

  • Kapitali Njerëzor & Mbrojtja Sociale: Pagat dhe shërbimet sociale shfaqin rritje të moderuar, ndërsa investimet në arsim dhe shëndetësi po japin rezultate graduale, me digjitalizimin dhe modelin dual si arritje të dukshme.

  • Alarme të Rrezikut: Polifakt identifikon pika kritike, përfshirë digjitalizimin, korrupsionin në tendera dhe vonesat në infrastrukturë, me rekomandime për veprime urgjente për të garantuar zbatimin efektiv të programit.

Raporti jep një vlerësim prej 72/100 për fizibilitetin dhe zbatueshmërinë e programit, duke e konsideruar si një program menaxhimi dhe stabiliteti, jo transformimi të shpejtë. Raporti thekson rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm për të siguruar që progresi procedural të shndërrohet në rezultate reale për qytetarët.
Publikimi synon të rrisë transparencën, të ofrojë informacion të besueshëm për qytetarët dhe mediat, dhe të shërbejë si një mjet referimi për vendimmarrjen qeveritare.

Për më shumë informacion, raporti i plotë i Polifakt për Monitorimin e Programit Qeverisës 2025–2029 është i disponueshëm online. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *