Gjetjet e Raportit “1000 ditët e qeverisë RAMA 3.0” nga POLIFAKT

13 Qershor, 20240

Polifakt vjen me një Raport të detajuar të përgatitur me shumë kujdes në vigjiljen e 1000 ditëve të qeverisë Rama 3.0 për të treguar se seri nëçfarë niveli ka arritur performanca e qeverisë në zbatim të programit të saj.

Raporti 1000 ditët e qeverisë RAMA 3.0 është bazuar në praktikat e zbatuara në publikime të mëparshme si: 100 ditët e qeverisë Rama 3.0, 444 ditët e qeverisë Rama 3.0, 600 ditët e para të qeverisë Rama 3.0, si dhe 800 ditë qeveria Rama 3.0 duke u bazuar në metodologjinë që është e publikuar te POLIFAKT. Të dhënat analitike dhe informacionet mbi përmbushjen e programit të qeverisë për periudhën 2021 – 2024 gjenden të detajuara te i njëjti portal i dedikuar.

Raporti prezanton pikat e forta dhe të dobëta të secilit aspekt në lidhje me objektivat e zhvillimit, duke paraqitur performancën dhe përmbushjen e pikave të programeve sipas sektorëve, për sa i përket niveleve dhe tendencave.

Nga analiza e detajuar e programit politik të Qeverisë shihet se në disa sektorë ai është më i qartë dhe i matshëm (arsimi, infrastruktura, energjia, politikat sociale, rindërtimi, lufta ndaj pandemisë Covid-19). Në sektorë të tjerë (shëndetësia, turizmi, bujqësia, fiskale dhe buxhetore, infrastruktura e ujësjellës-kanalizime, mjedisi, industria minerare dhe ushqimore, ekonomia publike, punësimi) pikat e programit janë jo të qarta, konkrete dhe të matshme.

Viti 2024 është viti i tretë i qeverisë Rama 3.0 për zbatimin e programit qeverisës 2021 – 2025, me të cilin ka bazuar edhe punën e çdo institucioni qendror, por edhe në koordinim me programet vendore.

Në një situatë mjaft të ngarkuar post pandemike dhe rimëkëmbje nga dënrimet infrastrukturore nga tërmeti i Nëntori 2019 duket se qeveria ende ka shumë detyra sfiduese të lidhura edhe me shtyrjen e reformave dhe zhvillimit dhe sigurimit të stabilitetit në vend.

Në përmbledhje të gjetjeve konstatohet se qeveria RAMA 3.0 ka:

  • Përmbushje të gjithë programit deri në nivelin 54%
  • Mundësi të përmbushë edhe 18% të gjithë programit
  • Nuk do arrijë dot të përmbushë brenda mandatit deri 28% të gjithë programit

Nga grafiku shihet se Rama 3.0 ka arritur të përmbushë në 1000 ditë vetëm 54% të programit që ka miratuar dhe mbeten edhe më shumë se 400 ditë të tjera për të rritur performancën e qeverisjes së tretë radhazi.

Sektori i qeverisë, i cili ka performancën më të mirë të realizimit të programit është mjedisi dhe turizmi me 68% përmbushje dhe politikat buxhetore e fiskale me 66% përmbushje.

Arsimi, gruaja dhe rinia kanë përmbushje me 60% dhe në rend zbritës kanë përmbushje në nivelet 57%, 55%, 52%, 50% respektivisht ekonomia, infrastruktura, kultura bashkë me digjitalizimin e administratën dhe në vijim politika e jashtme.

Sektorët e tjera kanë një performancë realizimi poshtë nivelit 50%.

Nga analiza e detajuar për 1000 ditë të përmbushjes së programit të Rama 3.0 (tre vite qeverisje 2021 – 2024, më pak tre muaj) dhe krahasuar me studimet për periudhat e mëparshme, ekspertët e POLIFAKT konstatuan, se situata e performancës së programit është përmirësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *