Elbasan: Publiku për raportimin e ALTAX e konsideron një material që meriton të studiohet me vlerë jo vetëm për bashkinë, por edhe për qytetarin e thjeshtë
Në takimin e dytë në Elbasan më datë 5 Prill 2023, ne vijim të turit të filluar me Beratin dy ditë më parë ekspertët e ALTAX ishin tashmë të ndërgjegjshëm në prezantimin e gjetjeve te Raportit përballë një publiku edhe më kërkues ndaj zhvillimeve vendore. Por, ndërkohë edhe bashkëveprimi me shoqërinë civile të këtij qyteti ka qenë edhe më i gjallë në raport me atë që ne kemi pritur nga qytetet e tjera.
Në pjesën e diskutimeve që u referuan nga pjesëmarrësit në sallë, si dhe pyetjet nga ndjekësit online e përbashkëta e qasjes që ata kërkuan është fakti për të parë me vëmendje shtresat më të pafuqishme dhe që nuk kanë mundësi të gjenerojnë të ardhura shtesë për arsye të statusit të tyre.
Por, në dialogun me ta u sqarua se tashmë një pjesë e ekonomisë së Elbasanit, ashtu si dhe ekonomia kombëtare është gjendur në periudha të shpeshta ciklike pa ritëm dhe pa mundur dot të jetë pjesë e zhvillimeve rajonale ballkanike. Nga analizimi i treguesve dhe projekteve kryesore ekonomike të lançuara dhe filluara
Ndërkohë, mënyra se si prezenca e sektorëve si bujqësia në Elbasan është në nivelin e 40% të ekonomisë e bëjnë të pafuqishme të krijojë mundësi për ti rezistuar goditjeve që vijnë nga jashtë, përveç garantimit me furnizim ushqimor, i cili edhe ai vuan nga investimet në mënyrën e riciklimit të tij, për të mos e lënë bujqësinë sezonale, dhe që të marrë vlerë të shtuar.
Duket se qeveria aktuale dhe gjithë qeveritë më përpara saj nuk i kanë rezistuar tundimit për të hapur shumë projekte dhe punë brenda një mandati. Kryesisht ato kanë preferuar ato projekte që konsiderohen të mëdha, apo reformuese duke harruar detajet që përbëjnë projektin dhe krijojnë problemet e mëdha që i lihen sistematikisht si barrë për ta mbajtur qeverisë që merr mandatin.
Edukimi dhe krijimi i kulturës së punës me standarte është në fakt çelësi për prosperitetin e ardhshëm të Shqipërisë.
Sado e vështirë të jetë kriza aktuale ekonomike, është e rëndësishme të mos humbasim përqendrimin në rëndësinë e edukimit dhe të fillojmë adresimin e disa prej problemeve që kanë pllakosur prej kohësh sistemin kulturor dhe edukativ të kombit. Reformat e kryera në vitet e kaluar duhet të vlerësohen siç duhet nga publiku brenda dhe jashtë vendit.
Vlerësimi i bërë edhe nga të pranishmit, si dhe nga lexuesit që patën mundësinë të njihen me raportin vlerësojnë punën e dedikuar dhe “një material që meriton të studiohet, pasi është një analizë që vlen jo vetëm për bashkinë, por edhe për qytetarin e thjeshtë.
Shpjegimet e thjeshta dhe të kuptueshme, rrokja e gjithë panoramës së punës së bashkisë dhe aktivitetit të qytetarëve është një punë që mat me fakte atë çfarë ka ndodhur.
Ky raportim është një analizë e gatshme për bashkinë që ta studiojë për të rregulluar punën e saj, si dhe një vlerësim për të ardhmen se nga duhet filluar për të bërë më të mirën”[1].
Një pjesë e vlefshme e matërialit është ajo për mirëqenien, ku [përfshihen edhe pensionistët, si shtresa që nuk ka nevojë thjesht për bonus, por për trajtim të denjë dhe qeveria i përket popullit dhe jo pjesës përfituese të shoqërisë.
Në takim pati pjesëmarrje edhe nga Bashkia e Elbasanit në nivel specialisti, ndërkohë që nuk pati prani të asnjë këshilltari të Këshillit Bashkiak, fakt që vlerësohet nga ana jonë si konfirmim i gjetjeve lidhur me kapitullin që është titulluar “Politika”.
Përgjigjet dhe komunikim që patën është një tregues që vlerëson direkt pjesën e kontributit që synon të japë ALTAX me produktet dhe komunikimin e saj direkt, pas aktiviteteve, por edhe dialogimin pas aktiviteteve me qeverisjen qendrore dhe Komisionet e Kuvendit.
[1] https://www.facebook.com/watch/live?ref=watch_permalink&v=132373653000966