Dyfishohet ndihma ekonomike për 15 mijë familje
4 Dhjetor, 20210
Dyfishohet ndihma ekonomike për 15.000 familje me 3 fëmijë nën 18 vjeç.
Përveç dyfishimit të ndihmës ekonomike qeveria po ashtu ka rritur pagesën e papunësisë.
Në buxhetin e vitit që vjen përcaktohet rritja me 10 % e pagesës së ndihmës ekonomike për çdo familje që është pjesë e kësaj skeme.
Ndërsa për kategoritë e veçanta të cilët janë pjesë e mbështetjes sociale direkt dhe që janë fëmijët jetimë dhe gratë e trafikuara e të dhunuara me urdhër mbrojtje, masa e ndihmës ekonomike do të trefishohet.
Këto janë tri mbështetje direkt, të cilat janë të përfshira në paketën e buxhetit 2022, i cilësuar si buxheti i qytetarëve.