Do t’i japim fund shpërdorimit të parave me tenderë korruptivë

20 Mars, 20210

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi këtë të shtunë një tur takimesh në qarkun e Beratit. Fillimisht kryedemokrati është ndalur në bashkinë e Dimalit, në Kuçovë dhe më pas ka bërë një ecje në Berat, ku shoqërohej nga disa qindra mbështet të PD.Ai premtoi nga Berati se do rikthejë si projekt prioritar Boshtin e Jugut, nga Hani i Hotit deri në Përmet, që sipas tij u la në harresë nga qeveria socialiste.

“E padiskutueshme që boshti që fillon nga Hani i Hotit e deri në Përmet dhe kjo urë me përmasat siç është projektuar nga ne do të jenë prioritet i investimeve të infrastrukturës nga qeverisja e ardhshme. Do t’i japim fund shpërdorimit të parave me tenderë korruptivë dhe me fasada që i prish shiu i parë. Hani i Hotit-Përmet do të jetë një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës pa diskutim që do të përfundojmë edhe ato projekte që i kishim nisur që në 8 vite me radhë i lanë në vendnumëro”, tha Basha.

Më tej Basha ka vizituar një fermë ullinjsh, ku ka theksuar se programi i PD 100 milionë euro subvencion në bazë të prodhimit do nxjerrë nga kriza bujqësinë dhe fermerët që punojnë tokën.
Premtimet elektorale për infrastrukturën, bujqësinë dhe antikorrupsionin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *