DEKLARATË PËR MEDIA

3 Shkurt, 20250

📢 Fillojmë publikimin e analizave mbi përmbushjen e premtimeve zgjedhore

Nga sot, nisim një seri publikimesh analitike mbi realizimin e premtimeve zgjedhore të qeverisë për periudhën 2021-2025. Këto analiza do të bazohen në një qasje deliberative, duke shqyrtuar programin qeverisës dhe duke e krahasuar atë me rezultatet konkrete të arritura deri më tani.

Përveç vlerësimit të nivelit të përmbushjes së angazhimeve të marra, analizat tona do të përfshijnë edhe raporte mbi fizibilitetin financiar dhe fiskal të premtimeve të reja për zgjedhjet e 11 majit 2025. Objektivi ynë është të ofrojmë një pasqyrë të qartë dhe të argumentuar mbi ndikimin ekonomik dhe social të politikave publike, duke rritur transparencën dhe llogaridhënien.

🔎 Publikimet qe do të shpërndahen në rrjetet sociale #altax dhe #polifakt , #altax-polifakt dhe ne te gjitha mediat sociale do të shërbejnë si një platformë për diskutim publik. Ftojmë qytetarët, ekspertët dhe aktorët e interesuar të marrin pjesë në këtë debat, duke kontribuar me mendime dhe sugjerime mbi politikat që prekin të ardhmen e vendit.

📌 Synimi ynë është të ndihmojmë në zhvillimin e një vendimmarrjeje më të informuar dhe të bazuar në fakte, duke ndikuar pozitivisht në procesin demokratik.

Nderkohe ju kujtojmë të vazhdoni të plotësoni anketimin tone bazuar mbi kete teme, per nje përshtypje qe mund të merret vetem nga Ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *