
Bonusi 2026 për pensionistët, sa kompenson realisht dhe sa humbet fuqia blerëse në Prill?
Skema e re e bonusit për pensionistët, e aplikuar që nga janari 2026, është ndërtuar mbi tre nivele të diferencuara:
– 800 lekë në muaj për pensionet deri në 22 000 lekë
– 1 000 lekë në muaj për pensionet rurale deri në 18 000 lekë
– 1 800 lekë në muaj për pensionet urbane deri në 40 000 lekë.
Qëllimi i deklaruar është i qartë, për kompensimin e rritjes së çmimeve.
Por kur kjo skemë vendoset përballë të dhënave reale të inflacionit dhe strukturës së shpenzimeve të pensionistëve, rezultati është më i ndërlikuar sesa një rritje e thjeshtë të ardhurash.
Në mars 2026, inflacioni vjetor në Shqipëri rezulton rreth 2.6%, ndërsa rritja mujore e çmimeve është 0.7%. Kjo përkthehet në një erozion të vazhdueshëm të fuqisë blerëse, ku çdo muaj edhe nëse të ardhurat rriten nominalisht, çmimet “hanë” një pjesë të kësaj shtese.
Sa humbet realisht një pensionist në prill 2026?
Për ta kuptuar efektin konkret, mund të përdoret një formulë e thjeshtë:
Efekti real mujor ≈ Bonusi – (Pensioni × 0.00217) (ku 0.00217 është inflacioni mesatar mujor nga 2.6% vjetor).
Pensionist pa bonus (mbi 40 000 lekë)
Një pensionist me 50 000 lekë ka humbje nga inflacioni ≈ 50 000 × 0.00217 = 108 lekë/muajPor ky pensionist e ka bonusin mujor 0 lekë.
Si rrjedhojë, humbja neto në prill është –108 lekë/muaj. Në terma vjetorë është –1 300 lekë humbje fuqie blerëse.
Kjo kategori është më e ekspozuara, ku çdo rritje çmimesh përkthehet direkt në ulje të mirëqenies.
Pensionist me pension 22 000 lekë (bonus 800 lekë)
Rritja e çmimeve për pensionin ≈ 22 000 × 0.00217 = 47 lekë/muajKy pensionist e ka bonusin mujor 800 lekë.
Efekt neto është +753 lekë/muaj (nominalisht pozitiv). Por kjo është një llogari mesatare.
Në praktikë, ushqimet dhe energjia shpesh rriten më shumë se 2.6% dhe shporta reale e pensionistit është më “inflacioniste”.
Humbja reale e fshehur mund të arrijë 300–400 lekë/muaj nga diferenca midis inflacionit mesatar dhe atij të shportës bazë.
Pensionist me pension deri 40 000 lekë (bonus 1 800 lekë)
Rritja e çmimeve për pensionin ≈ 40 000 × 0.00217 = 87 lekë/muajKy pensionist e ka bonusin mujor 1 800 lekë.
Efekti neto është +1 713 lekë/muaj (në teori). Por edhe këtu, nëse ushqimet dhe shpenzimet bazë rriten më shpejt (4–5%), humbja reale mund të jetë 400–600 lekë/muaj e “padukshme”.
Pra, përfitimi real është më i ulët se ai që duket në letër.
Dimensioni real dhe inflacioni i shportës së pensionistëve
Problemi kryesor nuk është inflacioni mesatar 2.6%, por fakti që ushqimet, energjia dhe qiratë kanë peshë shumë më të lartë te pensionistët dhe këta zëra shpesh rriten më shpejt se mesatarja.
Nëse marrim një skenar më realist për prillin, ku inflacion efektiv i shportës është 4% vjetor (~0.33%/muaj), atëherë:
- Pension 22 000 lekë → humbje reale = 73 lekë/muaj
- Pension 40 000 lekë → humbje reale = 132 lekë/muaj
- Pension 50 000 lekë → humbje reale = 165 lekë/muaj
Këto janë humbje të drejtpërdrejta në fuqinë blerëse, përpara efektit të bonusit.
Sa humbet një çift pensionistësh?
Efekti bëhet më i qartë në nivel familjeje.
Rast tipik 1 me një çift me pensione të ulëta (2 × 22 000 lekë)
– Të ardhura totale = 44 000 lekë– Humbje nga inflacioni (2.6%) = 94 lekë/muaj– Bonus total = 1 600 lekë.
Teorikisht bonuset janë +1 506 lekë. Por me inflacion real të shportës (≈4%) dhe hmbje reale= 146 lekë/muaj
Përfitimi real zvogëlohet ndjeshëm dhe mund të bjerë në praktikë në vetëm +800–1 000 lekë efektiv, shpesh i konsumuar nga rritja e ushqimeve.
Rast tipik 2 me një çift me pensione mesatare (2 × 40 000 lekë)
– Të ardhura = 80 000 lekë– Humbje nga inflacioni (2.6%) = 174 lekë/muaj– Bonus total = 3 600 lekë.
Teorikisht bonuset janë +3 426 lekë. Por me shportë reale humbje në realitet janë = 264 lekë/muaj.
Përfitimi real bie, por mbetet pozitiv e megjithatë jo në të njëjtin nivel me atë nominal.
Rast tipik 3 një çift mbi pragun e bonusit (p.sh. 2 × 50 000 lekë)
– Të ardhura = 100 000 lekë– Bonus nuk ka– Humbje nga inflacioni (2.6%) = 217 lekë/muaj.
Humbje neto janë –217 lekë/muaj apo –2 600 lekë/vit.
Kjo është kategoria më e penalizuar: pa mbështetje dhe me rënie të vazhdueshme të fuqisë blerëse.
Analiza për prill 2026 tregon një realitet të dyfishtë:
Në letër, bonusi prej 800–1 800 lekësh në muaj duket se e tejkalon inflacionin mesatar prej 2.6% dhe krijon një rritje të të ardhurave reale.Në praktikë, për shkak të strukturës së konsumit të pensionistëve, një pjesë e madhe e këtij bonusi “absorbohet” nga rritja më e shpejtë e çmimeve të ushqimeve, energjisë dhe shërbimeve bazë.
Rezultati është se:
– Pensionet e ulëta marrin vetëm një lehtësim të pjesshëm
– Pensionet mesatare përfitojnë një rritje të kufizuar reale
– Pensionet mbi 40 000 lekë përjetojnë humbje të drejtpërdrejtë
Në terma ekonomikë, bonusi i vitit 2026 po fillon të funksionojë më pak, si një mekanizëm amortizues,me ndikim të zbehur për përmirësimin e mirëqenies. Dhe për një pjesë të konsiderueshme të pensionistëve, veçanërisht çiftet jashtë skemës dhe ata me përkrahje sociale në prilli 2026 konfirmojnë të njëjtën prirje, se të ardhurat u rritën sadopak në letër, por fuqia blerëse po mbetet nën presion dhe po ja u zvogëlon mundësitë për jetesë normale.
