Publikohet metodologjia e azhornuar për matjen e premtimeve zgjedhore
Metodologjia “Mbi vlerësimin e përgjegjshmërisë së premtimeve zgjedhore” vjen në momentin kur pritet të fillojë shpalosja e premtimeve zgjedhore 2025, si dhe paraqitja e pikave programore.
ALTAX duke ndërtuar një mekanizëm matës më të avancuar se në projektin e mëparshëm, synojmë të fokusojmë analizën në shpjegimin e raporteve duke i treguar publikut një prag real të realizueshmërisë së premtimeve, duke filluar nga buxheti i qeverisë dhe programi buxhetor afatmesëm dhe të gjitha dokumentet kryesore makroekonomike për periudhat e ardhshme.
Përditësimi i termave dhe përmbajtjes së metodologjisë aktuale për një analizë më të mirë sasiore ekonomike të premtimeve elektorale dhe manifesteve politike. Metodologjia e përditësuar synon ndërveprimin më të mirë të vlerësimeve financiare me premtimet duke përcaktuar nga të dhënat e katër zgjedhjeve të fundit dhe disa përcaktime mbi diapazonin e kostos financiare buxhetore të secilit prej premtimeve sipas ndarjes së sektorit ekonomik dhe atij qeveritar.
Kultura demokratike dhe kultivimi i një lidershipi të bazuar te përgjegjshmëria, nëpërmjet transparencës dhe llogaridhënies lidhur me nivelin e përmbushjes së premtimeve zgjedhore duhet që
pas mbi 3 dekadash bashkëegzistence me rendin politik bazuar te parimet liberale të qeverisjes së hapur dhe gjithpërfshirëse
të prodhojë dallime të rëndësishme në funksionalizimin e qeverisjes së përgjegjshme bazuar në këto parime.
Përmbushja e zotimeve zgjedhore është në qendër të llogaridhënies demokratike.
Nëse partitë u përgjigjen kërkesave të shoqërisë, duhet të ketë një nivel të konsiderueshëm kongruence midis politikave të tyre në qeverisje dhe premtimeve që gjenden në programet e tyre zgjedhore.
Metodologjia eshte realizuar si pjese e projektit “Rritja e llogaridhënies financiare të premtimeve të partive politike përballë ekspertizës civile”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë te ALTAX dhe nuk përfaqesojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.