Nisim projektin civil “Llogaridhënia financiare e premtimeve të partive politike përballë ekspertizës civile”

2 Tetor, 20240

ALTAX fillon projektin e ri për sezonin 2024 – 2025 për “Rritjen e llogaridhënies financiare të premtimeve të partive politike përballë ekspertizës civile”.

Ky projekt është vijimësi dhe zhvillim me fakte dhe analiza të reja i projektit “Përgjegjësia financiare e premtimeve të politikanëve shqiptarë, 2009 – 2017”, ku përfshihej edhe periudha që përmbledh katër zgjedhjet e fundit politike (2009, 2013, 2017 dhe 2021)[1].

Me këtë rast ne synojmë të ruajmë përvojën e mirë dhe të ndajmë ekspertizën për koston e premtimeve zgjedhore duke punuar për krjimin e një indeksi fizibiliteti.

Në këtë fazë të re synojmë të kontribuojmë me gjetjet mbi kostot financiare të premtimeve në fushatën e ardhshme elektorale në 2025 me të dhëna dhe analiza në kohë reale, në një prezantim të avancuar bazuar në historikun e asaj që u përcoll. opinionit publik për zgjedhjet e fundit në 2021 dhe zbatimin e programit të qeverisë 2021 deri më sot[2].

Nga klasifikimi i premtimeve politike për secilën parti kryesore në vend, objektivat tona specifike do të fokusohen në dhënien e përgjigjeve nëpërmjet analizës së pyetjeve, si p.sh.

– Çfarë premtimesh do të prezantohen gjatë fushatës zgjedhore 2025 dhe sa të besueshme janë ato në krahasim me premtimet e mëparshme të fushatës zgjedhore të trajtuara në raportet e mëparshme?

– Sa e kanë konsideruar partitë politike përgjegjësinë e trajtimit të premtimeve me mundësitë reale të buxhetit të shtetit, pas efekteve të mëvonshme të pandemisë Covid-19, krizës së inflacionit dhe gjeopolitikës së rënduar?

– Çfarë referencash/analizash dhe transparence përdorin partitë politike në hartimin e premtimeve të tyre në këto zgjedhje të reja politike?

– Në çfarë niveli është përmbushja e programit të qeverisë nga 18/09/2021 deri më sot dhe si do të vlerësohet tendenca e programit për raundin e ardhshëm të qeverisjes nga fituesit e zgjedhjeve?

Ne kërkojmë mbështetjen e publikut dhe votuesve për tu shërbyer më mirë fokusimit të tyre në të drejtat dhe kërkesat specifike në drejtim të transaprencës, llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë financiare të premtimeve dhe programeve politike.

Presim bashkëpunimin tuaj!

Ky projekt zhvillohet me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë.

[1]https://polifakt.al/publikime/trajnime/  

[2] https://polifakt.al/wp-content/uploads/2021/12/PROGRAMI-QEVERISES-2021-2025-100-DITET-E-PARA.pdf

https://polifakt.al/wp-content/uploads/2022/12/444-ditet-e-Qeverise-Rama-3.pdf

https://polifakt.al/wp-content/uploads/2023/05/600-DITET-E-PARA-TE-QEVERISE-RAMA-3.pdf

https://polifakt.al/wp-content/uploads/2024/06/1000-ditet-e-qeverise-RAMA-3.0.pdf

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *