Plani i Rritjes i prezantuar në fund të vitit të kaluar dhe me një qasje koordinuese dhe diskutimesh mbi sfidat dhe zhvillimet, të cilat mbizotëruan fjalimet në Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE-në në Tiranë është llogaritur nga teknokratët e BE-së se ka potencialin të dyfishojë madhësinë e ekonomive të Ballkanit Perëndimor brenda 10 viteve të ardhshme.
Sipas intervistës dhënë në media për këtë temë, z.Gjokutaj u shpreh se plani i Rritjes nxit përgatitjet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në BE dhe nevojën për të përshpejtuar reformat, duke sjellë përpara disa nga përfitimet e tij si për rritjen e rritjen e ekonomive dhe ndikimit direkt në jetën e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, por edhe në rritjen e shpejtësisë së procesit të zgjerimit. Për ti financuar gjithë këto masa dhe politika bashkëvepruese është miratuar instrumenti financiar 6 miliardë euro “Lehtësia e Reformës dhe Rritjes” për periudhën 2024-2027, pra nje mesatare prej 1 miliard ne tre vite rrjesht per secilin vend.
Por, që plani të bëhet i zbatueshëm, ai do të vendoset mbi katër kolona:- Ballkani Perëndimor më pranë me Tregun Unik të BE-së, bazuar në 7 veprime prioritare, të përafruara me acquis të BE-së;- Thellimi i integrimit ekonomik rajonal brenda Ballkanit Perëndimor, përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, një hap më afër drejt Tregut Unik të BE-së- Përshpejtimi i reformave – çdo partner i Ballkanit Perëndimor do të jetë në gjendje të përfitojë nga tregu i vetëm nëse reformat themelore kryhen në nivel kombëtar- Rritja e asistencës financiare (e kushtëzuar me zbatimin e reformave) përmes propozimit për një instrument të ri financimi “Reforma dhe Rritja për Ballkanin Perëndimor” me vlerë 6 miliardë euro, grante dhe hua.
Pas takimit në fund të Janarit 2024 në Shkup, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor hapën siparin e takimeve me të njëjtën temë si kjo që po zhvillohet sot. Në konkluzionet e përbashkëta 1 muaj më parë, ata rikonfirmuan angazhimin e tyre ndaj Planit të Rritjes së BE-së për rajonin.Ajo që shikoj si një sfidë shumë e madhe dhe me shqetësim është pikërisht programi që duhet të ketë hartuar qeveria Rama 3 lidhur me përshpejtimin e reformave , që nga monitorimi i vazhdueshëm janë ende larg asaj që konsiderohet rritje e qëndrueshme ekonomike .
Në fakt fondet e huaja (grante apo kredi) kanë qenë prezente në investimet dhe politikat zhvillimore të qeverive në dekadën e fundit. Por, në një analizë të fundit të kryer nga ALTAX, ku janë prezantuar të dhënat e ndikimit të financimeve të huaja në projektet e buxhetit të shtetit, shikohet një rënie e tyre në vlerë dhe në peshë ndikuese në harkun e 12 viteve të fundit duke na treguar edhe për fuqinë përthithëse të ekonomisë dhe programeve buxhetore për të përfituar në nivele që mund të arrijnë 1-2 miliardë euro në tre vitet e ardhme.
E gjitha kjo çfarë ka ndodhur në të kaluarën e afërt është e nevojshme të përdoret si një pikë kritike reflektimi të thelluar për të kuptuar se së pari, zhvillimi i qëndrueshëm nuk bëhet dhe nuk mund të jetë vetëm autorësi e qeverisë, pasi është harmonizmi i burimeve dhe ndërthurja e politikave që nëpërmjet gjithpërfshirjes (pra hapja e qeverisjes) mund të përshpejtojnë ritmet e zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe së dyti vullnet i ri politik për të kryer detyrat e papërfunduara për një ekonomi më elastike dhe të formalizuar duke ndikuar edhe në uljen e korrupsionit që e ndjen vetveten të fortë në këtë ambjent që jetojmë.