Në analizën e fundit të përmbledhur në një publikim me titull “Ndotja e Ajrit: Kostot ekonomike të shtuara dhe nxitjet e politikave gjithpërfshirëse” ne jemi orientuar që ti përgjigjemi direkt me fakte dhe argumente ligjore pikërisht kësaj pyetje.
Edhe pse nuk ka një ndjeshmëri shumë të përhapur dëmi që shkaktohet pak nga pak nga ndotja e ajrit dhe mjedisit duhet që të kuptojmë se lejimi i situatës së dëmshme fillimisht për shëndetin dhe në vijim edhe për xhepin e familjeve dhe bizneseve ka pasoja të shumëfishuara për të ardhmen.
Cilësia e dobët e ajrit është e lidhur me një sërë kostosh ekonomike, të tilla si ato për shpenzime të shtuara të kujdesit shëndetësor dhe familjeve, rritjes së kostove të biznesit dhe uljes së aktivitetit dhe produktivitetit, dëmtimi i ekosistemit dhe ulja e produktivitetit të turizmit.
Nga matjet e kryera konfirmohet një nivel i lartë i ndotjes së ajrit në zonat e kryeqytetit, por edhe qytetet e mëdha dhe rrugët kombëtare me trafik të madh me lëvizje të automjeteve dhe me kantjere ndërtimi dhe prodhime industriale për:
- dyoksidin e karbonit (CO2),
- dyoksidin e azotit (NO2),
- grimcat e pluhurit (PM2.5, PM10)
Kostot shëndetësore me jetë njerëzore dhe bashkëlidhur tyre edhe kostot prej rënies së cilësisë së shëndetit janë të shpërndara jo njësoj sipas tipit të sëmundjes. Nga publikimi i treguesve të shëndetit nga INSTAT në 2022, përmendet se mbi 54 % e vdekjeve vijnë nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe 3.4% vijnë nga sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes. Në krahasim me vetëm 10 vite më parë, shkaqet më lart kanë rritje me 2 deri 4%.
Në një lexim të efekteve që krijohet nga ndotja e ajrit, theksohet se përveç dëmeve të dukshme ndaj shëndetit ndotja e ajrit ndikon në mjedis duke ndikuar te temperaturat, burimet ujore dhe duke dëmtuar pyjet, jetën e egër bimore dhe shtazore dhe bujqësinë.
Në analizën që kemi përgatitur synojmë që përtej angazhimit politik aktual të shkohet në një nivel zbatueshmërie efektiv, ku të harmonizohern politikat dhe masat nxitëse për të përmbushur objektivin kryesor.
Ju ftojmë ta lexoni dhe ta komentojmë së bashku!