Shqipëria pret që brenda një dekade të bëhet eksportuese neto e prodhimit të energjisë

1 Tetor, 20210

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Konferencën Ndërkombëtare të Politikave në Abu Dhabi tha se problemet me të cilat përballet bota sot janë të ndërlidhura me njëra tjetrën e se duhet që të bashkëpunojmë që t’i zgjidhim.
‘Vendi im është një nga vendet më të vogla në botë kështu që tundimi për të folur është vërtet i madh. Unë besoj se globalizmi është këtu dhe do të qëndrojë për aq kohë sa jetojmë në të njëjtin planet e ngrohemi nga i njëjti diell. Interesi ynë i mirëfilltë në bashkëpunimin përtej kufijve po bëhet më i madh pavarësisht refuzimeve, por duhet të bashkëpunojmë. Problemet me të cilat përballemi bëhen çdo ditë e më të ndërlidhura, ja marrim ngrohjen globale. Një çështje me një ndikim mjaft afatgjatë, sa më efektivisht do të merremi me të aq më mirë do të parandalojmë katastrofat natyrore. Sot pandemia COVID 19 një çështje globale që ka marrë shumë jetë, krahasuar edhe me humbjet si në luftat botërore. e njëjta logjikë shkon edhe për luftën kundër terrorizmit. Në këtë kohë sfidash globale, kërkohet një qasje globale.’- tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *