Transport urban falas apo me gjysëm çmimi. Shërbim shëndetësor në familje falas, strehim me prioritet për moshën e tretë. Pagesë minimale për pensionistët që jetojnë në shtëpi me të paafte të tjerë. Këto shërbime që propozon projekt-ligji i LSI për moshën e tretë kanë një faturë fiannciare që nuk e kalon 70 milion dollarë në vit. Rimbursimi i plotë i ilaçeve kushton rreth 25 milion dollarë në vit. Pensioni suplementar, mbi gjelin e detit që jepet nga qeveria çdo vit, kushton 26.6 milion dollarë. Të gjitha shërbimet e tjera nuk kalojnë nivelin 20 milion dollarë.

2 Mars, 20210

Besueshmëria:E pamatshme


Referencat për vlerësimin
Nuk ka referenca në dokumente strategjike/PBA
Arsyeja për vlerësim, sipas Metodologjisë
?      Premtim i pamatshëm, sepse informacioni aktual nuk është i mjaftueshëm për të gjykuar premtimin, edhe pse premtimi është specifik dhe mund të përcaktohet si një premtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *