800 ditë qeveria “RAMA 3”: niveli i përmbushjes së programit dhe secilës ministri
Më 27 Nëntor 2023 qeveria “Rama 3” mbushi 800 ditë në qeverisje.
Nga monitorimi i vazhdueshëm i Programit qeverisës 2021 -2025 shihet se:
– 20% e programit konsiderohet i përmbushur. Ky është një përmirësim me 1% më shumë se 600 ditët e para.
– 62% e programit shihet se po bën progres dhe mundet të ketë përmbushje deri në vitin 2025.
– 18% e programit duket se ka tendencë të mos përmbushet, pasi për një pjesë të programit kanë kaluar afatet e programuara nga Qeveria. Ndërkohë për një pjesë pikash nuk ka ende informacion mbi zhvillimin e tyre sipas programit.
Në analizën e detajuar të përmbushjes së programit të Qeverisë “Rama 3” dhe krahasuar me studimin e mbi dy viteve qeverisje, ekspertët e POLIFAKT vërejnë se situata e performancës së programit sipas ministrive është si vijon:
– Për Ekonominë është përmbushur 1 pikë programore (14% e programit ekonomik). Janë përmbushur pjesërisht me tendencë drejt progresit të përmbushjes 4 pika të programit (57% e programit ekonomik). Ndërkohë nuk janë përmbushur apo informacioni nuk është i disponueshëm për 2 pika programore (29% e programit ekonomik).
– Për Politikat Fiskale është përmbushur 1 pikë programore (14% e programit fiskal). Janë përmbushur pjesërisht 5 pika programi qeverisës (71% e programit fiskal). Nuk është përmbushur apo nuk ka asnjë tregues të provuar realizimi 1 pikë e programit (15% e programit fiskal).
– Për Bujqësinë nga pikat e programit është përmbushur 1 prej tyre (17% e programit për bujqësinë). Ndërkohë nuk janë përmbushur 4 pika programore (66% e programit ekonomik). Nuk është përmbushur apo nuk ka asnjë tregues të provuar realizimi 1 pikë e programit (17% e programit fiskal).
– Për Mjedisin dhe Turizmin nga programi është përmbushur 1 pikë programore (17% e programit për mjedisin dhe turizmin). Janë duke u përmbushur pjesërisht 4 pika programi qeverisës (66% e programit fiskal). Nuk është përmbushur apo nuk ka asnjë shenjë të provuar realizimi 1 pikë e programit (17% e programit fiskal).
– Për Arsimin, Gruan, Rininë nga pikat e programit janë përmbushur 3 prej tyre (38% e programit për arsimin). Ndërkohë janë në progres përmbushje 5 pika programore (62% e programit).
– Për Politikat Sociale nga pikat e programit janë përmbushur 2 pika programore (18% e programit social). Janë në progres përmbushje apo priten të përmbushen deri në 8 pika programi (73% e programit social). Nuk është përmbushur 1 pika programore (9% të programit social).
– Për Shëndetësinë nga pikat e programit është përmbushur 1 pikë programore (11% e programit për shëndetësinë). Janë në progres përmbushje apo priten të përmbushen deri në 7 pika programi (78% e programit). Nuk është përmbushur apo ende nuk ka informacion për 1 pikë programore (11% të programit).
– Për Energjinë nga pikat e programit janë në progres përmbushje 4 pika programore (80% e programit) dhe nuk është përmbushur ende 1 pikë programore (20% të programit).
– Për Infrastrukturën nga pikat e programit janë përmbushur 2 pika programore (25% e programit). Janë në progres përmbushje apo priten të përmbushen deri në 3 pika programi (37% e programit social). Nuk janë përmbushur 3 pika programore (38% të programit).
– Për Kulturën, Digjitalizimin dhe Politikat nga programi për kulturën dhe digjitalizimin janë përmbushur 2 pikë programore (20% e programit). Janë përmbushur pjesërisht 6 pika programi qeverisës (60% e programit fiskal). Nuk ka pika të papërmbushura.Nga programi për politikat në drejtësi dhe pronë është në progres për tu përmbushur 1 pikë programore (10% e programit). Nuk është përmbushur apo nuk ka asnjë shenjë të provuar realizimi për 1 pikë e programit (10% e programit).
– Për Politikën e Jashtme nga pikat e programit nuk është përmbushur asnjë pikë programore. Janë në progres përmbushje apo priten të përmbushen deri në 3 pika programi (100% e programit).