Nga monitorimi i kësaj
pike të programit qeverisës (faqe 24), deri tani rezulton të jetë arritur që të jetë fituar tenderi nga një konsorcium grek për të ndërtuar platformën elektronike që do të bëjë funksionale Bursën Shqiptare të Energjisë. Vlera e prokurimit arriti në 220 milionë lekë (1.8 milionë euro), pra vetëm 5 milionë lekë më pak se fondi limit. Ndërkohë qeveria nuk ka paraqitur asnjë justifikim për mospërmbushjen e kësaj pike mjaft domethënëse të Programit qeverisës 2021 – 2025.
Nga momenti i nënshkrimit të kontratës (i cili deri tani nuk është realizuar ende) do duhen edhe minimalisht 6 muaj të tjerë deri në ngritjen e platformës, e cila mund të bëhet plotësisht aktive në tremujorin e tretë të vitit.